E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kombëtaret e Shqipërisë dhe Sllovenisë “pushtojnë” Shkodrën

Albania-sport- Kombëtarja e Sllovenisë mbërriti në Shqipëri (në orën 09.30) dhe menjëherë u nis drejt qytetit te Shkodrës, ku do të akomodhet në Hotel "Grand". Gjatë qendrimi tnë Rinas, trajneri i Sllovenisë, Matjazh Kek improvizioi një konferencë shtypi ku përsëriti synimin për fitore.
Po sot, drejt qytetit më të madh verior është nisur dhe përfaqësuesja shqiptare.
Zëdhënësi Lysjen Nurishi tha për Albania-sport.com se në orën 15:00 do jepet një konferencë shtypi nga trajneri i komanduar, Slavko Kovacic.
Takimi Shqipëri-Slloveni do të luhet ditën e shtunë, më 24 mars, ora 17:00.
Ky takim do të transmetohet direkt nga Televizioni Shqiptar për sinjalin brenda Shqipërisë, ndërkohë që TV Klan do të prodhojë sinjalin satelitor.
Përmes internetit lexuesit tanë kanë mundësi ta ndjekin "live" në Albania-sport.com përmes komentit të shkruar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›