E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoichkov : I uroj Baric sherim te shpejte

Nga Bullgaria, Eris Karagjozi
Albania-sport- Sot , trajneri i Kombëtares bullgare, Hristo Stoickov doli përpara gazetarëve në konferencë për shtyp. Tekniku i njohur foli për gjendjen e futbollistëve të tij, për zgjedhjen e kapitenit, për kombëtaren Shqiptare si dhe për ndeshjen miqësore që Bullgaria do të luajë kunder Uellsit me 22 gusht. Ja dhe pjesa ku ai flet per kombetaren Shqiptare : "Kapiten i kombetares do vazhdoje te jete Dimitar Berbatov" , tha Stoichkov. "Nuk pati votim te fshehte , thjesht e vendosem se bashku me Berbatov dhe Stilian Petrov (ish-kapiteni)." "Tani kemi filluar te njihemi me te dhenat dhe menyren e te luajturit te kombetares Shqiptare. E kam pare ne ndeshjen me Hollanden se si mund te luajne shqiptaret. Kane futbolliste te mire. Uroj qe Oto Baric te sherohet sa me shpejt. Shpresoj te jete ketu per ndeshjen." "Tek skuadra jone me e bukura eshte qe nuk kemi lojtare te demtuar. Vetem Chavdar Jankov ,qe luan me Lalen tek Hannover, ka probleme me kycin e kembes, por qe shpresoj se do i kaloje shpejt. Ne qofte se per nje ose dy dite situate e tij nuk normalizohet atehere do mendojme per variante te tjera." "Me e rendesishmja eshte qe te gjithe lojtaret te jene te fresket per ndeshjen me Shqiperine. Futbollistet qe luajne jashte vendit, jane ne nje forme me optimale nga ato qe luajne ne kampionatin vendas." "Per mua me e rendesishme eshte puna e madhe qe duhet te bejme deri para ndeshjes me Shqiperine sesa cfare do te ndodhe ne ndeshje. Ka shume aspekte mbi te cilat duhet te punojme fort perpara ndeshjes."

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›