Kovaçiç: “Beqaj në portë, për Haxhin vendoset nesër”

EKSKLUZIVE- Portieri Arjan Beqaj i cili nuk mundi të luante dje në testin në testin e fituar 6-0 Kombëtarja A me ekipin modest të Olimpikut, për arsye shendetsore u stërvit sot së bashku me grupin duke zbatuar programin e plotë të hartuar nga trajneri i portierëve, Foto Strakosha.
Trajneri Kovacic pohoi për Albania-sport.com se portieri i Anorthosis Famagusta në kampionatin qipriot është plotësisht i gatshëm për ndeshjen me Slloveninë: "Beqaj është në superfomë. Fizioterapisti Akim Bulinger ka bërë një punë të shkëlqyer. Haxhi ka disa probleme të lehta pas dëmtimit në ndeshjen me Maqedoninë. Për do të vendoset nesër në stërvitjen e fundit që do të bëjmë në mëngjes. Aty do të vendosim nëse Haxhi do të luajë nga minuta e parë apo jo".
Në vend të Beqaj në miqësoren me Olimik formacionin e parë luajti Isli Hidi (Tirana) ndërsa në të dytën, portieri i porsathirur, Enea Koliqi (Iraklis). Altin Haxhi pati një dëmtim të lehtë gjaët kësaj miqësoreje.