E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armando Sadiku, një dhjetë me yll

/* */

Askush nuk ka shënuar se ai në Europë, qoftë ku një kampionat maksimal apo një kampionat i nivelit të dytë. Armando Sadiku po dëshmon javë pas jave se është ai legjionari më i fortë shqiptar. Sulmuesi elbasanas shënoi dje golin e radhës në barazimin 1-1 kundër Aarau, i dhjeti në 14 ndeshje në Challenge League, duke vërtetuar edhe njëherë se lojtari 20-vjeçar i Shpresave e meriton të quhet një makinë e vërtetë golash, duke futur në këtë përcaktim edhe gjashtë golat në vetëm katër ndeshje të luajtura me Kombëtaren U-21 në eliminatoret e Euro 2013 të kësaj moshe.

 19-vjeçari Loris Benito shënoi i pari për Aarau, kur realizoi në minutën e 40-të, duke befasuar vendasit e Lokarnos, por tetë minuta përpara përfundimit, gjahtari i golave, Armando Sadiku, barazoi rezultatin (82’), duke i dhënë një pikë të çmuar ekipit të tij e duke e ngjitur atë në vendin e 7-të (19 pikë), pas 15 javëve kampionat. Në atë ndeshje, nga minuta e pare u aktivizua edhe mbrojtësi shkodran Klodian Semina i cili vazhdon të bëjë paraqitje shumë të mira me ekipin e tij, kurse sulmuesi Enco Malindi eshte hedhur në fushen e lojës ne minutën e 62-të, në vend të Sebastian. Me 10 gola në 1255 minuta lojë, e me një mesatare të frikshme, një gol në çdo 125 minuta, Sadiku ka tërhequr prej kohësh vëmendjen e disa klubeve me emër në Europë, në Itali, Gjermani. Sadiku renditet i treti përsa u përket golashënuesve në Challenge League. 13 gola ka shënuar Tadiç i Kriens (2 gola me penallti) dhe 11 gola Merenda i Vaduz (1 gol me 11-metërsh).

Të premten, sulmuesi shqiptar Edgar Çani shënoi një tripletë në fitoren 3-1 të Polonia Varshavës kundër Lechia Gdanskut, pikërisht në minutat 9’, 14’ dhe 43’. Për 22-vjeçarin Çani, i cili u zëvendësua për arsye taktike nga trajneri Zielinski, bëhet fjalë për golat numër 6, 7 dhe 8, teksa ka realizuar 8 nga 18 golat e ekipit të tij, që tashmë renditet në vendin e tretë me 28 pikë, tre më pak se kryesyesja Slak Vroklau. Edgar Çani është golashënuesi i katërt më i mirë në Poloni (i pari është Rudnves i Leh Poznan me 15 gola), por ai ende nuk ka marrë dhe një ftesë formale nga Federata Shqiptare e Futbollit. Arsyet e mosthirrjes së tij vazhdojnë të jenë e enigmë, kur sulmuesit e tjerë janë në krizë të thellë goli, boll të mendosh, se Erjon Bogdani nuk ka shënuar ende asnjë gol në 10 ndeshje, Hamdi Salihi vetëm tre gola dhe Edmond Kapllani ka shënuar një gol.

GOLASHËNUESIT
NË CHALLENGE LEAGUE

I. Tadic         Kriens     13     
M. Merenda     Vaduz     11     
A. Sadiku         Locarno     10

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›