E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arme dhe kafe kontrabande, dy vellezer ne pranga

Grindja me dy femra, per motive banale ne lagjen "Komuna e Parisit", zbulon dy biznesmene te dyshuar per kontrabande kafeje e vaji dhe armembajtje pa leje. Policia arriti te konfiskonte ne nje bodrum te kesaj lagjeje te Tiranes mbi 100 kg kafe dhe 240 litra vaj te pa zhdoganuar, ndersa arrestoi vellezerit Ilir Beqari dhe Mario Beqari. Gjithashtu, gjate kontrollit te banesave eshte gjetur edhe nje automatik model 56 dhe nje pistolete, se bashku me fisheket. Burime zyrtare te policise thane se mallrat gjendeshin ne nje bodrum pallati, prane lagjes "Komuna e Parisit", ku dhe dyshohet se perpunoheshin ne rruge te paligjshme. Sipas burimeve zyrtare, dy te arrestuarit jane pronare te dy firmave private, "Kristi Sh.P.K" dhe "Koffee Trading", ndersa dy dite me pare jane konfliktuar me dy vajza banuese po ne kete zone, me te cilat kishin njohje me pare. Gjate operacionit te dy diteve me pare, jane sekuestruar dhe arme nje automatik model 56, me dy krehra pa fisheke, nje pistolete tip "TT", me 9 fisheke. Ndaj pronarit te dy firmave tashme rendojne akuzat e "armembajtjes pa leje", "kanosjes", "mospagim te taksave dhe tatimeve", "prodhimit te shitjes se ushqimeve dhe lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin", "fshehjes se te ardhurave", si dhe te "prodhimit e shitjes se ushqimeve dhe lendeve te tjera te rrezikshme per shendetin".
A.Cena

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›