E Diel, 1 Nëntor 2026

Varroset i gjalle babai i 4 femijeve

Ekspertet nuk kane percaktuar shkaqet e aksidentit. Dyshohet mungesa e masave te sigurimit teknik. Minatoret: "Po pasurohen me jeten tone"
Nje 35-vjecar ka vdekur ne galerite e nje miniere private ne fshatin Thete, te komunes se Martaneshit. Perparim Haslika, baba i kater femijeve, eshte mbuluar nga masivi i mineralit mesditen e djeshme, ndersa eshte shembur nje pjese e galerise. Koleget e tij treguan se viktima kishte hyre ne miniere qe ne oren 8 te mengjesit dhe kishte rreth 5 ore qe germonte, rreth 100 metra nen nivelin e siperfaqes. Rreth ores 13:00 te dites se djeshme, ne minieren e Thetes, rreth 13 kilometra nga qyteza e Krastes se Martaneshit, u degjua nje zhurme e mbytur. Minatoret nxituan drejt sektorit ku punonte 35-vjecari. Njeri prej tyre tregon, per "Koha Jone", se trupi i Perparim Haslikes ishte teresisht i mbuluar nga masivi i mineralit, i cili kishte varrosur te gjalle minatorin. Babai i kater femijeve eshte nxjerre nga dheu, por nuk jepte shenja jete. Kufoma eshte derguar ne morgun e spitalit te Bulqizes dhe vetem ne mbremje familjaret kane mundur te marrin trupin pa jete. Sipas mjekut ligjor, vdekja e 35-vjecarit ka qene e menjehershme, nga goditja dhe asfiksia, ndersa policia po punon per zbardhjen e rrethanave te aksidentit. Kolege te viktimes kane treguar se Perparim Haslika ishte nga qyteza e Krastes dhe vinte prej dy vjetesh per te punuar ne minieren private. Deri ne oret e mbremjes, mesohet se ende nuk eshte bere i ditur zyrtarisht shkaku i aksidentit, ndersa vete punetoret pohuan se ne miniere nuk jane marre masa per sigurimin teknik te tyre. Ne heshtje ata kane protestuar edhe per faktin se shume prej minatoreve nuk kane sigurime shendetesore, apo edhe sigurime shoqerore. Njeri prej tyre ishte edhe Perparim Haslika. Tashme kater femijet e tij te mbetur jetime nuk do te kene asnje mundesi ligjore per te perfituar pension te vecante nga jeta e humbur e babai te tyre, i cili nuk kishte kontrate te rregullt pune, ndonese punonte prej dy vjetesh me rrezikun e kokes. Minatoret tregojne se ne zonen e Bulqizes dhe rreth saj kane "mbire" si kerpudhat nje numer i madh minierash private, te licencuara nga Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes. "Askush nuk ka marre masa per te siguruar jeten dhe shendetin tone", thone minatoret. Sipas tyre, nga tregtia e kromit nxirren fitime marramendese, te cilat pasurojne disa njerez, ndersa te tjeret lene jeten duke u varrosur te gjalle qindra metra nen toke. Perparim Haslika eshte viktima e nente e galerive ne me shume se nje vit, ndersa minierat e kesaj zone duken ende teper larg parametrave qe sigurojne jeten e punetoreve.
A. Bushi/A. Ndoja

Thika qe nuk nderpreu vdekjet
Zinxhiri i vdekjeve ne miniera duket se nuk ka shprese te nderpritet. Ne funeralin e Sami Doges, minatorit qe vdiq ne galerite e Bulqizes, disa muaj me pare, koleget e tij vendosen nje thike prane arkivolit. Megjithese ky ritual nuk ishte pare prej shume vitesh, besimtaret menduan se me ane te kesaj thike do te prisnin kete zinxhir te gjate vdekjesh. Por nuk ndodhi keshtu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›