I paralizuari var veten ne kasollen e bagetive
Korce - Nje 62-vjecar i paralizuar i ka dhene fund jetes, duke u vetevarur ne kasollen ku mbante ushqimin per bagetite. Ngjarja e rende ka ndodhur ne fshatin Vlocisht te rrethit te Korces, mesditen e djeshme. Andrea Kabashi, eshte viktima e fundit e vetevrasjeve te deritanishme, te nisura qe ne ditet e para te ketij viti. Sipas te dhenave te policise, sic duket Kabashi nuk ka dashur te jetonte me i gjymtuar dhe ka marre masen ekstreme per jeten e tij, duke u vetevrare. Burime te Policise se Korces bejne te ditur se, "eshte vetevarur 62-vjecari Andrea Kabashi nga fshati Vlocisht i Korces". Sipas policise, ka qene bashkeshortja e viktimes, qe e ka gjetur bashkeshortin e saj te vetevarur ne kasollen, ku mbanin ushqimet e bagetive. Kabashi kishte vite qe jetonte i paralizuar dhe bente nje jete te mbyllur brenda mureve te shtepise. Ai ishte paralizuar shume vite perpara, gjate punes. Nga burimet e policise eshte bere e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth ores 15:30 minuta te dites se djeshme, ne fshatin Vlocisht ku jetonte 62-vjecari. Nga hetimet paraprake, si dhe nga deklarimet qe i jane marre familjareve, eshte mesuar se viktima, pasi ishte prekur nga paraliza, kishte rene ne nje depresion te thelle. Ky mendohet te jete dhe shkaku i vetevrasjes.
D. Zisi
D. Zisi