Armë në dollap, Arenas në telashe
Në dhomat e zhveshjes së Uashington Uizards, skuadrës së basketbollit amerikan, janë gjetur armë zjarri pa municione. Ato ndodheshin në dollapin e yllit të ekipit, Xhilbert Arenas dhe ishin mbuluar nga rrobat e sportit. Lajmi është bërë publik nga klubi i NBA-së, që konfirmoi hapjen e një hetimi. Rreth ngjarjes u njoftuan Liga e Basketbollit dhe autoritetet lokale. Rregullorja nuk i ndalon sportistët që të zotërojnë armë zjarri, por në asnjë rast ato nuk lejohen të futen në ambientet sporti