Arsenali interesohet për Klas-Jan Huntelar
Klas-Jan Huntelaar vazhdon të jetë një nga sulmuesit më të kërkuar edhe gjatë merkatos së kësaj periudhe të ndërmjetme të kampionateve europiane. Holandezi i Milanit po luan shumë pak në skuadrën e trajnerit brazilian, Leonardo, dhe nuk ka aspak dëshirë që të humbasë pjesëmarrjen në skuadrën e tulipanëve, që do të udhëtojë për në Botërorin e 2010-s në Afrikën e Jugut. Listës së pretendetëve i shtohet edhe Arsenali. Sipas "Daily Mail", "Gunners"-at e duan sulmuesin për të zëvendësuar Van Perin e dëmtuar.