Beqiri dhe Hallaçi, shumë pranë rikthimit tek Partizani
Afrimi i aksionerëve të rinj, dy biznesmenët Paro Laçi dhe Lulëzim Sallaku, i dha frytet shumë shpejt, sepse edhe Partizani filloi jo të shlyejë rrogat e lojtarëve të tij, por edhe të hidhet në merkato për përforcimin e skuadrës me elementë të rinj. Piketat janë vënë në disa prej ekipeve të Kategorisë Superiore. Por e reja e fundit ka të bëjë me tratativat për të rikthyer në skuadër Ardit Beqirin dhe Rrahman Hallaçin, dy ish-lojtarë të Partizanit, që këtë periudhë të pjesës së parë të kampionatit u aktivizuan me Vllazninë. Ata priten që në muajin janar të largohen nga skuadra shkodrane dhe t‘i bashkohen ish-ekipit të tyre që lufton në Kategorinë e Parë dhe pretendon të ngjitet në Kategorinë Superiore. Këto janë disa nga lëvizjet e para, që janë planifikuar nga klubi i kuq që pritet të ketë më shumë ndryshime pozitive gjatë janarit.
A. M