Armë në fushën e gjelbërt, Bumci: Rama mashtron
TIRANË- Pas deklaratave të forta që kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama i adresoi Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, dhe qeverisë për incidentin e ndodhur në ndeshjen mes Shkumbinit dhe Flamurtarit (1-0), ka reaguar menjëherë ministri Aldo Bumci.
Duke i cilësuar deklaratat e kryesocialistit Rama të ulta dhe mashtrim, kreu i MTKRS-së theksoi se me 5 Maj nuk ka qenë në Peqin.
“…Eshtë e turpshme të shikosh Kryetarin e Opozitës të përfshihet personalisht në përhapjen e mashtrimeve të ulta. Siç e kam deklaruar, ditën e shtunë kam qenë në tre aktivitete publike në Tiranë, festimin e ditëlindjes së Agim Krajkës në TKOB, në aktivitetin në nder të regjisorit Italian Bellochio që vizitoi Tiranën dhe në Teatrin Kombëtar për premierën “Henri VI”. Ministri nuk është fantazmë që të ketë qenë në Peqin dhe të mos e ketë parë askush!? Nuk jam shprehur për asgjë tjetër, kështu që nga e gjeti Ciu Ciu deklaratën time për fishekë manovër?! Kjo ngjarje flet shumë për Z. Rama…”,- deklaron Bumci.
Ndeshja mes Shkumbinit dhe Flamurtarit e vlefshme për javën e 25-të të Superligës, e cila u luajt me 5 Maj në qytetin e Peqinit përfundoi në tension, pasi Burime zyrtare të FSHF, por edhe nga kampi vlonjat, bënë të ditur se në stadium ka patur krisma armësh dhe se ato kanë ardhur nga deputeti i PD-së në Peqin Dashnor Sula.
Më pas në rrjetin social Twitter, kreu i PS Edi Rama ka komentuar incidentin në ndeshjen ku u dëgjuan të shtëna armësh. “Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti mund të qëllojë me armë në stadium dhe ministri të thote mos ia vini re, kishte fishekë manovre!”
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera PS, Rama: Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti qëllon me armë Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë