E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkëpunimi, vjen në Tiranë rektori i Universitetit të Selanikut

TIRANE - I ftuar nga Rektori i Universitetit te Tiranes z. Dhori Kule dhe me ndërmjetesimin e Konsullit te Përgjithshëm të RSH ne Selanik, nga data Maj 10-12 Maj do të bëjë një vizitë zyrtare ne Shqipëri, Rektori i universitetit “Aristotelis” ne Selanik, Prof. Janis A. Mylopoulos. 

Gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri, ai do të zhvillojë takime me Kryeministrin e RSH Prof. Dr. Sali Berisha dhe Ministrin e Arsimit dhe Shkences Prof. Dr. Myqerem Tafaj. 

Universiteti “Aristotelis” i Selanikut është nje nga Universitetet më të medhenj në Greqi. Në këtë Universitet janë atashuar 12 fakultete dhe 42 departamente, ku studjojnë rreth 80 000 studentë. Personeli akademik (profesorë, profesorët e asociuar, lektore si dhe stafi kërkimor-shkencor) përbehet nga 2200 persona. 

Konsulli shqiptar në Selanik z. Poda në takimin më të, bëri një paraqitje të zhvillimeve të fundit në sistemin universitar publik dhe atij privat në Shqipëri, duke vënë theksin kryesisht në mundesitë e një bashkëpunimi më të gjerë mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit “Aristotelis”. 

Rektori Mylopulos, vlerësoi idenë e shkëmbimeve ne drejtim te stafit akademik, studentëve dhe projekteve. Rektori nënvizoi se prane Universitetit “Aristotelis” studiojnë 159 studente, pasuniversitare dhe doktorante shqiptare, nga te cilet 85 mbështeten me burse nga shteti grek dhe tete prej tyre nga vete Universiteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›