Dhuna në stadium, Prokuroria e Elbasanit nis hetimet ndaj Dashnor Sulës
ELBASAN- Prokuroria e Elbasani nis hetimet rreth incidentit të shumë përfolur në ndeshjen Shkumbini- Flamurtari në stadiumin e Peqinit, ku sic u raportua nga mediat, deputeti i PD Dashnor Sula në prag të fillimit të kësaj sfide qëlloi me pistoletë të paktën tri herë.
Zyrtarisht konfirmohet se ngjarja me të gjitha dëshimtë e marra nga ana e policisë është referuar në Prokurorinë e Elbasanit. Janë marrë në pyetje drejtuesit e Klubeve të Futbollit të Shkumbinit e Flamurtarit, përfaqësuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit si dhe disa të pranishëm në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme të Superligës Shqiptare.
Nuk dihen deklarimet e tyre, por policia lokale nga ana e saj mohoi kategorikisht incidentin e shumë përfoluar ndërsa vetë deputeti demokrat Dashnor Sula e cilësoi keq dashje të medias lakimin e emrit të tij si protagonist të një incidenti me armë zjarri .
Aktualisht versioni më i fundit i pretenduar nga Klubi i Futbollit Shkumbini është se nuk u qëllua me armë, por krahas fishekzjerreve janë përdorur edhe pistoleta sportive .
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Armë në fushën e gjelbërt, Bumci: Rama mashtron Tension gjatë ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, qëllohet me armë PS, Rama: Vetëm në Shqipërine e Saliut deputeti qëllon me armë