E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fitorja ne 6 maj Berisha leter urimi Samaras

“Vendosmëria dhe vizioni Juaj janë një garanci e madhe për nxjerrjen nga kriza të Greqisë mike dhe vendosjen e saj në rrugën e prosperitetit që meriton. Jam i bindur se nën drejtimin tuaj Greqia do ti arrijë objektivat e saj”. Kështu ka shprehur Kryeministri Sali Berisha urimin e tij për kryetarin e Partisë Demokracia e Re, e cila fitoi zgjedhjet parlamentare të 6 majit.
“Kam bindjen e thellë se duke votuar për ju në timonin e qeverisjes së vendit të tyre, zgjedhësit grekë kanë bërë zgjedhjen më të mirë për ta dhe për të ardhmen e vendit tuaj. Dëshiroj me këtë rast t'ju siguroj se mbetem tërësisht i interesuar dhe i vendosur për një bashkëpunim të ngushtë e të gjithanshëm midis të dy forcave politike, të dy vendeve e kombeve tona në interesin më të mirë dypalësh dhe atë të rajonit në tërësi”, shruante shefi i qeverisë shqiptare në letrën e urimit për kreun Samaras. 
Gjithashtu, Kryeministri Berisha në këtë letër i drejtoi atij dhe një ftesë për të vizituar vendin tonë. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›