Policia procedim penal aktivistëve të AK: Protestuan pa leje
TIRANË- Protesta e ditës së premte para Ministrisë së Arsimit e Aleancës Kuq e Zi është zhvilluar pa leje. Ky është konstatimi i policisë së Tiranës, e cila ditën e sotme ka dërguar materialet hetimore në Prokurori për fillimin e procedimit penal për disa aktivistë të kësaj partie, të cilët sipas Policisë nuk kanë marrë leje sipas ligjit për tubimet.
Në procedimin e dërguar Policia shprehet se manifestimi i datës 4 Maj është i paligjshëm dhe kanë cënuar insitucionin e Ministrisë së Arsimit, duke hedhur sende të ndryshme në portën kryesore të këtij insitucioni.
Pas lajmit se djali i një politikani italian është diplomuar në mënyrë të dyshimtë në një Universitet shqiptar, përfaqësues dhe mbështetës të Aleanca Kuq e Zi protestuan të premten para Ministrise së Arsimit, ku kërkuan dorëheqjen e Ministrit Tafaj.
(el.me/news24/BalkanWeb) Lidhje te tjera "Diploma e Bossi-t", AK: Të dorëhiqet Tafaj, MASH: Po inspektojmë