Armëmbajtje pa leje, arrestohen 6 persona
Prishtinë – Sot në mëngjes, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka bastisur në Prizren dhe Suharekë disa shtëpi dhe objekte tjera, ku ka arrestuar gjashtë persona të akuzuar për armëmbajtje pa leje, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren. Tre të dyshuarit janë nga komuna e Suharekës, ndërsa tre nga komuna e Prizrenit. Gjatë bastisjes policia ka sekuestruar lloje të ndryshme të armëve dhe municioneve të prodhuesve dhe kalibrave të ndryshme. Në këtë aksion të policisë u konfiskuan: një pushkë automatike AK – 47, dy pistoleta, një TT dhe një 6.35 mm, katër pushkë gjahu, një palë dylbi të natës, dy radiolidhje dore, një thikë dhe 321 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Gjithashtu janë sekuestruar dokumente të shumta në formë kontratash e reg