E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lëndë e dyshimtë në 16 ambasada amerikane në Evropë

Uashington - Gjatë ditëve të undit, në 16 seli diplomatike të shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë, është gjetur një lloj pluhuri i dyshimtë. Zëdhënësi I Ministrisë së Jashtme amerikane, Robert Wood ka deklaruar për mediat në 16 ambasada amerikane janë dërguar zarfe të mbushur me një lloj pluhuri të bardhë. Ai bëri të ditur se pas analizave të ndryshme, ka rezultuar se pluhuri në fjalë nuk përbën ndonjë lëndë të rrezikshme. Wood tha se ambasadat të cilave u është dërguar lënda në fjalë janë ato në Berlin, Bernë, Bruksel, Bukuresht, Kopenhagë, Dublin, Luksemburg, Madrid, Oslo, Paris, Reikjavik, Riga, Romë, Stokholm, Tallin dhe Hagë.

Wood pohoi së e njëjta praktikë është hasur edhe në mëse 40 prefektura në SHBA, lënda e dërguar e të cilave rezulton të jetë e njëjtë dhe jo e rrezikshme. Ndërkohë, FBI ka deklaruar se të gjithë zarfet janë dërguar nga e njëjta kuti postare në Teksas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›