E Diel, 1 Nëntor 2026

Klinë, vritet një 15 vjeçare, arrestohet prindi si i dyshuar

Pejë – Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën 'Dëshmoret e Kombit' në Klinë, është vrarë me armë zjarri një 15 vjeçare, njofton Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë. Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur viktimën rreth 15 vjeç, në oborrin shtëpisë së vetë, të shtrirë në tokë pa shenja jete, e qëlluar më armë zjarri. Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për otopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Prindi i viktimës rreth 36 vjeç, është vetë dorëzuar në polici dhe dyshohet se është autor i vrasjes. I dyshuari ka dorëzuar edhe një pistoletë M 57. Motivet e vrasjes për momentin nuk dihen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›