Zannier: UNMIK duhet të marrë përgjegjësi më të gjera
Prishtinë - Raporti i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, me të gjitha elementet e tij, po ecën drejt zbatimit dhe sipas tij EULEX-i, pas shtrirjes në të gjithë Kosovën duhet të marrë përgjegjësitë në fushën e policisë, në bashkëpunim me policinë e Kosovës, por edhe në fusha të tjera. Kështu ka deklaruar Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Lamberto Zannier. Në një intervistë për BBC-në, Zannier u shpreh se në mungesë të një dialogu të drejtpërdrejtë mes palëve rreth zbatimit të raportit, do të ketë sërish një proces lehtësues ndërmjetësimi në nivel teknik.
Shefi i UNMIK-ut tha se diskutimet për specifikat e fushave të ndryshme, duhet të zhvillohen në nivel të ekspertëve të të dyja palëve, duke marrë parasysh edhe mendimet e të gjithëve.
Zoti Zannier, që mori mandatin në qershor të këtij viti, ka ndërmjetësuar një marrëveshje të OKB-së me Beogradin zyrtar, e cila u përfshi në raportin e sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Moon, por që u kundërshtua nga autoritetet në Prishtinë.
Këto të fundit kanë kërkuar që pas shtrirjes së misionit të EULEX-it, mandati i UNMIK-ut të pushojë.
Por Lamberto Zannier thotë se për aq kohë sa të ekzistojë Rezoluta 1244 dhe për aq kohë sa Këshilli i Sigurimit të besojë se duhet të ketë prani, UNMIK-u do të vazhdojë të mbetet në Kosovë.
Sipas tij misioni i OKB-së do të vazhdojë procesin e rikonfigurimit ndërkohë që roli i tij do të shndërrohet në një rol më tepër politik.