Familja e kryeministrit japonez ka keqtrajtuar pengjet e Luftës II Botërore
Tokio - Familja e kryeministrit japonez Taro Aso, ka detyruar pengjet e mbetura nga Lufta II Botërore të punojnë nëpër miniera dhe gurore. Gjithçka është bërë e ditur pas këmbënguljes së opozitës ndaj Ministrisë së punës për hapjen e dosjeve dhe arkivave. Pavarësisht përgënjeshtrimeve të njëpasnjëshme të kryeministrit Aso, dokumentat kanë vërtetuar që shumë pengje lufte janë keqtrajtuar dhe detyruar të punojnë në kushte mjaft të vështira në minierat e vdekjes.
Sipas dokumentave të zbuluara, plot 300 pengje anglezë, holandezë dhe australianë janë detyruar të punojnë në minierat e qymyrit të firmës Fukuoka, pjesë e pronës së familjes së kryeministrit, nga data 1 Maj deri më 15 Gusht në vitin 1945. Gjatë kësaj periudhe, dy pengje australiane rezultojnë të kenë vdekur nga kushtet e vështira. Ministria e Punës së Japonisë nuk ka bërë të ditur identitetet e viktimave.