E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria e Malit të Zi ndalon Facebook-un nëpër institucione

Podgoricë -Rrjetet e komunizmit masiv, të tilla si Facebook-u, apo YouTube, janë ndaluar nëpër zyrat e institucioneve në Malin e Zi. Vendimi u mor, për shkak të numrin të shumtë të vizitorëve në këto faqe, në një kohë që punonjësit janë brenda orarit të punës. Që nga dita e sotme, punonjësit e institucioneve shtetërore që përpiqen të hapin adresat e tyre në "Facebook" do të shohin një mesazh që i tregon se përdorimi i kësaj faqeje interneti nuk lejohet.

Zyra e teknikës që ka nën vëzhgim rrjetin e internetit në institucionet qeveritare deklaroi se në disa raste ata ishin përpjekur të shmangnin defektet në rrjet për shkak të përdorimit jokorrekt të tij.

"Për këtë arsye, gjatë orëve të punës, përdorimi i disa faqeve ku hyjnë shumë përdorues në të njëjtën kohë është ndërprerë", thuhej në deklaratën e zyrës së teknikës.

Në Malin e Zi numërohen 14 100 përdorues të "Facebook"-ut. E njëjta situatë është edhe me përdoruesit e "YouTube"-it, faqja e internetit ku publikohen video të ndryshme dhe që është në pronësi të "Google"-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›