Armend Dallku ne janar te Sanderlendi!
Jeton Selimi
Prej dy vjetesh eshte shtylle e palevizshme ne radhet e kuqezinjve dhe tani eshte gati te beje hapin e madh ne karriere. Armend Dallku mund te lere mjaft shpejte Vorskla Poltaven per t’iu bashkuar anglezeve te Sanderlendit. Lajmi nuk eshte aspak fantazi merkatoje, por nje pohim i bere vete nga kosovari, qe per momentin po shijon pushimet e merituara pas perfundimit te kampionatit ukrainas.
Armend Dallku do te ishte lojtari i pare i Kombetares shqiptare qe do t’i bashkohej nje skuadre te Premier Liges angleze. Mbrojtesi i fuqishem do t’i bente shoqeri emrave si Kuqi apo Xhemalji, por asnjeri prej tyre nuk ka qene kontingjent i kuqezinjve, pavaresisht origjines shqiptare, ndersa Besart Berisha militon nje kategori me poshte me Berlein e tij. Vete Dallku, i pyetur rreth ketij argumenti, pohon gjithcka dhe shton se kane mbetur vetem disa detaje per t’u perfunduar. “Aktualisht jam me pushime, por di se kane mbetur edhe pak detaje per te kaluar ne kampionatin anglez. Eshte e vertete qe bisedimet me Sanderlendin jane drejt perfundimit dhe ua them sinqerisht se mezi pres qe kjo tratative te perfundoje me sukses”, pohon lojtari kuqezi.
Eshte fort e qarte se kjo tratative do te kurorezohet me sukses, sepse, sic e thote edhe vete Dallku, cdo gje eshte ne rruge te mbare. Por per Armendin, mundesia e kalimit ne Premier Lige eshte me shume sesa nje deshire, eshte nje enderr. “Une jam nje lojtar i rritur ne futbollin kosovar,thote ai. Kam hasur shume veshtiresi dhe jam vertet krenar qe me jepet kjo mundesi. Per mua eshte nje enderr qe realizohet”.
Edhe Curri drejt futbollit te madh
Por nuk eshte vetem Dallku, ai qe do t’i bashkohet skuadrave te njohura te kontinentit. Edhe Debatik Curri, shoku i Armendit te Vorskla, pritet qe brenda pak kohesh te kaloje ne nje kampionat tjeter. Per te mund te hapen dyert e futbollit gjerman, pasi Borusia e Dortmundit e vezhgon prej kohesh mbrojtesin e Kombetares.