Rusi/ Zgjedhjet e ardhshme presidenciale me 4 mars
Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Rusi do të mbahen në 4 mars të vitit të ardhshëm. Kështu ka vendosur Dhoma e Lartë e Parlamentit Rus.
Në përputhje me ligjin, fushata elektorale mund të nisë menjëherë. Ish-presidenti dhe kryeministri në fuqi, Vladimir Putin, është më favorite për të zëvendësuar presidentin aktual, Dmitry Medvedev.Gjatë kongresit të përvitshëm të Partisë Rusia e Bashkuar, dy figurat më të rëndësishme politike në vend pranuan që të kryejnë një rokadë pushteti, e cila do të shohë Medvedevin të marrë rolin e kryeministrit.
Nëse do të fitojë, Putin do të qëndrojë në krye të shtetit më shumë se zakonisht, pasi një ndryshim kushtetues në vitin 2008 zgjati mandatin e presidentit nga katër në gjashtë vjet.
Sipas Putinit, ai është në gjendje të ofrojë qëndrueshmëri dhe rritje ekonomike për vendin, por kundërshtarët e tij opozitarë e akuzojnë për autoritarizëm. Rusët do të thirren të votojnë edhe në datën 4 dhjetor, këtë herë për zgjedhjet presidenciale. Partia “Rusia e Bashkuar” dhe Partia Komuniste Ruse janë dy më të mëdhatë në vend.