Gjermani protesta per mbetjet radioactive
Policia në veri të Gjermanisë ka përdorur uje kundër demonstruesve per ardhjen e dergese mbeturinash berthamore nga franca . Përleshje te dhunshme shpërthyen mes policisë dhe protestuesve .Protestuesit u perpoqen të bllokojnë rrugen në Metzingen, pranë destinacionit të dërgesës Mediat vendase bëjnë të ditur se autoritetet policore kanë pritur 24 orë për të shmangur protesta masive.
Gati dy ditë pas largimit të tij nga impianti i përpunimit në qytetin francez La Hague treni i posaçëm Castor me mbetje radioaktive të larta pritet që të arrijë në Gjermani. Nën masa të rrepta të sigurisë treni ka ndaluar për një pushim në Metz para kufirit gjerman. Disa qindra protestues u përleshën të mërkurën me policinë franceze në qytetin verior të La Hagës, ndërsa 12 prej tyre u arrestuan, në përpjekjen për ndalimin e transportimit me tren të disa mbetjeve radioaktive për në Gjermani.
Sipas protestuesve, transportimi i mbeturinave të një centrali bërthamor për në qëndrën e tij të përpunimit përtej kufirit, një rrugë disa qindra kilometra e gjatë, përmbante rreziqe të mëdha për shëndetin publik.
Ndonëse autoritetet theksojnë se transporti është kryer me një tren tërësisht hermetik dhe me materjal të veçantë jopërcjellës ndaj rrezatimeve, protestuesit u përpoqën të bllokonin shinat e trenit duke vendosur inerte dhe një makinë në flakë, episod që shkaktoi edhe tre të plagosur.