E Shtunë, 31 Tetor 2026

Davutoglu Ultimatumi i Lidhjes Arabe ndaj Sirise eshte e fundit

“Ultimatumi i bërë sot nga Lidhja Arabe në Damask, që i dha këtij të fundit të paktën 24 orë për të pranuar ose dërgimin e vëzhguesve, ose të përballen me saksione, do të jetë i fundit dhe mundësia më e re” deklaroi sot shefi i diplomacisë turke.

"Ka një mundësi të fundit për Sirinë'', theksoi Ahmet Davutoglu para shtypit në Stamboll gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologun jordanez, Nasser Judeh duke i kërkuar administratës siriane ta shfrytësojë këtë mundësi.

"Ne mendojmë se duhet t'i japim fund vuajtjeve të popullit sirian'', shtoi Davutoglu.

Të mbledhur në Kajro, ministrat arabë të Punëve të Jashtme ftuan Damaskun, pjesëmarrja e të cilit në takimet e Lidhjes Arabe u pezullua më 12 nëntor, të nënshkruajë planin që parashikon dërgimin e vëzhguesve në Kajro, ose të përballet me sanksionet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›