Armeni qellohet kandidati presidencial

Kandidati presidencial ne armeni është plagosur nga nje person i paidentifikuar ne qendër te kryeqytetit Jerevan, ne një atentat qe mund te shtyje zgjedhjet e shkurtit.
Paruyr Hayrikyan, i cili është jashtë rrezikut për jetën, është një prej 8 kandidateve qe garojnë për zgjedhjet presidenciale ne zgjedhjet e 18 shkurtit.
Bazuar ne Kushtetutën armene, zgjedhjet mund te shtyhen me 2 jave, nëse kandidati nuk është i gatshëm te garoje.
Televizioni armen shans raportoi se personi i armatosur goditi dy here, duke plagosur Hayrikyan me një plumb ne shpatull, ne oborrin e shtëpisë se tij. Ai u dërgua ne spital, pasi fqinjët lajmëruan policinë dhe ambulancën.
Politikani 63 vjeçar, një ish disident, është lideri i partisë se moderuar opozitare, unioni i vetëvendosjes kombëtare.