E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kine shperthim ne autostrade

Të paktën 26 persona kane humbur jetën pas shpërthimit te një kamioni qe mbarte fishekzjarrë ne një ure ne Kinën Qëndrore. 
Mediat shtetërore thonë se shpërthimi ka shkatërruar një pjesë të urës 80-metërshe, jashtë qytetit Sanmenksia, duke bërë që dhjetëra makina të bien disa metra poshtë.
Radioja Kombëtare e Kinës ka njoftuar se ekipet e emergjencës kanë mbyllur autostradën në vendin e aksidentit.
Ura ndodhet në autostradën G30, e cila është rruga më e gjatë në Kinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›