Rama: Sistemi arsimor në pikën fundore të degradimit
TIRANE - Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme, në ditën e mësuesit, tryezën për arsimin, në kuadër të konsolidimit të programit të ri qeverisës “Për një Rilindje Kombëtare”.
Gjatë fjalës së tij në këtë tryezë, kryesocialisti Edi Rama akuzoi sërish qeverinë për politikat mbi arsimin, duke theksuar se “i ka kthyer universitetet në valvula për të shkarkuar prurjet masive të të papunëve që dalin nga shkollat e mesme.”
Sipas Ramës, “arsimi shqiptar nuk ka njohur ndonjëherë vite më të vështira se këto, të politizimit dhe barbarzmit. Sistemi arsimor ka arritur në një pikë fundore degradimi.”
Më tej kryetari i opozitës nënvizoi nevojën e ndryshimit të politikave arsimore, duke e vënë theksin në ndërtimin e një sistemi të bazuar mbi merita, dhe të orientuar drejt nevojave të vendit.
“Duke i shqyer dyert e universiteteve dhe duke hapur çdo muaj një universitet privat pa asnjë lloj vizioni afatgjatë, pa asnjë objektiv, kjo qeveri ka vulosur kapitullin më të zymtë të poltikës arsimore në 2 dekada. Diplomat e marra në universitetet dyershqyera të kësaj qeverie janë rëndom si ato letrat me vlerë që nuk i hyjnë në punë askujt. Nesër do të shtohet frikshëm numri i të papunëve me diplomë dhe do të shtohen të rinjtë qe do të duan të braktisin Shqipërinë. ”- deklaroi Rama
Ndër të tjera, Rama theksoi se programi i ri i PS-së parashikon libra shkollorë falas për çdo fëmijë të varfër dhe kthen vëmendjen tek mundimi i të vëgjëlve në zonat e thella, që bëjnë më orë të tëra rrugë për të mëbrritur në shkollë.
“Asnjë prind nuk do të jetë kokëulur përballë pafuqisë për të blerë libra ne do të jemi aty dhe nuk do të lemë asnjë fëmijë pa dije. Do të jemi aty në rrugën e fshatit, për t’i dhënë fund kolonave pikëlluese të kalamajve që bëjnë me orë të tëra rrugë në këmbë në dëborë dhe në shi, për të arritur në shkollë.”- vijoi më tej kryesocialisti.
(er.nu/BalkanWeb)