E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Francez Ayralt sinjal te forte per Damaskun

Qeveria franceze dëshiron të ndërhyjë në Siri. Dhe nuk do të presë shumë gjatë. Edhe pse nuk do të ketë një votim në parlamentin e vendit për këtë cështje, por vetëm një debat gjatë javës, kryeministri Orolt, është përpjekur të bindë opozitëm për domosdoshmërinë e kësaj lëvizjeje. 
Ai është shprehur se vendimi përfundimtar do të mund të merret nga presidenti i vendit vetëm kur të vendoset një koalicion. Por mesazhi duhet të jetë bindës, pasi diktatori Asad nuk duhet të ketë më mundësi të përdorë armë kimike kundër popullit të tij. 
Por Franca gjithësesi është në pritje të vendimit të kongresit amerikan që do të nisë debatet javën e ardhshme. 
Ndërsa Nato dëshiron një reagim ndërkombëtar dhe të përbashkët kundër regjimit të Bashar Al Asad si nëj formë paralajëmrimi dhe për diktatorët e tjerë. 
Rusia, një nga aleatet më të forta të regjimit të Asad ka deklaruar se do të dërgojë një delegacion politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të folur në kongres për cështjen e Sirisë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›