Nje sulm nga ajri shkakton 42 te vdekur mes civileve ne Siri

Në një kohë që diplomacia ndërkombëtare po kërkon ende provat e përdorimit të armëve kimike në Siri, vendi vazhdon të numërojë viktimat e luftës civile. Në më shumë se dy vjet luftë civile, numërohen më shumë se 110 mijë viktima.
Në fillim të javës të paktën 20 rebelë janë vrarë në një kurth të ngritur nga ushtria në veri të Damaskut.
Ushtria siriane e lirë, krahu ushtarak i opozitës ndaj regjimit, ka sulmuar një postbllok ushtarak ne periferi të kryeqytetit, si dhe ka rrëzuar një helikopter të ushtrisë.
Të paktën 42 persona përfshirë dhe katër fëmijë, kanë humbur jetën, në bombardimet ajrore të urdhëruara nga regjimi në orët e para të mëngjesit.
Frika e një ndërhyrjeje ushtarake nga jashtë, ndërkohë ka rritur numrin e sirianëve që po largohen nga vendi. Javën e fundit, 8 mijë refugjatë kanë kaluar kufirin me Turqinë. Ata që kanë pasaportë kalojnë në kontroll doganor, kurse shumë të tjerë janë të detyruar të kalojnë malet në këmbë.
Siria në krizë humanitare. 40 mijë refugjatë mbërrijnë brenda pak ditësh në Kurdistan 40 mijë persona në më pak se dy javë. Më shumë se 200 mijë refugjatë kurdë- sirianë janë grumbulluar në kampet e refugjatëve në IRak duke krijuar një gjendje emergjente në një vend ku kushtet e pritjes janë shumë të kufizuara. Kriza humanitare si pasojë e luftës civile në Siri rëndohet gjithnjë e më shumë. Por mjetet në dispozicion të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët nuk janë të mjaftueshme. Përfaqësuesi i agjencisë në Damask, bën të ditur se janë kërkuar 250 milion dollarë nga donatorët ndërkombëtarë por deri tani janë marrë vetëm 70 milion. Pak më shumë se një e katërta e fondeve të premtuara nga komuniteti ndërkombëtar përballë një krize që përkeqësohet nga dita në ditë. Kufiri ndërmjet Sirisë dhe Irakut, kishte qëndruar mbyllur për tre muaj dhe u hap sërish në 15 gusht. Me mijëra persona që ishin në pritje, pasi kishin kaluar rrezikun e një udhëtimi në territor lufte, tashmë gjenden para një të ardhmeje po aq të pasigurtë.