Fotografia qe sikletos Shtepine e Bardhe

Edhe pse daton ne vitin 2009, fotografia që po qarkullon ditët e fundit ka vënë para një sikleti shumë të madh Shtëpinë e Bardhë. Në foto, duken sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri me bashkëshorten e tij duke darkuar me atë që tashmë është një nga armiqtë më të përbetuar të tij; Bashar Al Asad. Atëherë senator i Masacusets, Kerri ka darkuar me atë që tashmë e krahason me Hitlerin në Damask. Kerri atëherë drejtonte delegacionin amerikan në Siri për të diskutuar pikërisht për paqen në rajon. Dy vjet më vonë do të niste lufta civile që ka shkaktuar deri tani më shumë se 100 mijë të vdekur.