Argjentine autobusi del nga rruga

Të paktën 11 persona humbën jetën dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur kur një autobus dykatësh që udhëtonte nga Bolivia në drejtim të Argentinës doli nga rruga dhe ra nga një lartësi prej tre metrash. Shoferi i autobuzit humbi kontrollin e automjetit 26 kilometra në veri të qytetit San Salvador. Siç bëjnë të ditur mediat vendase, ngjarja ndodhi ditën e premte. Mediat vendase bënë me dije se 40 prej të plagosurve janë dërguar menjëherë në spital ndërsa katër prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Autobusi po udhëtonte nga Bolivia në Argjentinë dhe është raportuar të mbante 50 bolivians, një kanadez, spanjoll, pesë argjentinas, një britanik, dy gjermanë dhe tre shtetas francezë. Hetimet e autoriteteve vazhdojnë, ndërsa ende nuk janë bërë me dije indentitteti i viktimave .