Armëpushimi, OKB: Siria s’ka përmbushur detyrimet
DAMASK - Siria nuk i ka përmbushur detyrimet për tërheqjen e trupave dhe artilerisë së rëndë nga qytetet dhe ende nuk ka dërguar “mesazhin e qartë” se është e përkushtuar për paqen. Ky është vlerësimi i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon drejtuar përmes një letre Këshillit të Sigurimit.
Kreu i OKB-së ka thënë se një mision i zgjeruar monitorues i OKB-së do të përfshinte një “zbarkim fillestar” prej 300 vëzhguesve të paarmatosur, të cilët do të mbikëqyrnin armëpushimin e brishtë njëjavor mes forcave besnike të presidentit Bashar al Assad dhe luftëtarëve opozitarë që kërkojnë rrëzimin e tij.
(er.nu/news24/BalkanWeb)