E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropoje, makina bie nëhumnerë, 1 i vdekur, 2 të plagosur

TROPOJE-Një furgon del nga rruga dhe bie në humnerë. Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci I këtij aksidenti që ndodhi mëngjesin e sotëm pranë fshatit Bujan në Tropojë. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i vdekur, Sokol Perpalaj, me detyrë shef finance në komunën e Lekbibajt në Tropojë, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur .

Sipas policisë, dy personat e plagosur janë dërguar menjëherë në spitalin e Bajram Currit dhe gjendja e tyre mbetet e rëndë. Mësohet se aksidenti ndodhi drejtuesi i furgonit, në të cilin udhëtonin 3 persona, ka humbur kontrollin e mjetit duke përfunduar në humnerë disa dhjetra metra poshtë rrugës. Paraprakisht mendohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave te lejuara.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›