Mitrovica nën tension, Drews: Maturi, të mos përsëritet 25 Korriku
Tiranë- Autoritet kosovare s’duhet të marrin një aksion policor si ai i 25 korrikut pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në veriun e vendit që kanë shënuar trazira shpesh edhe të dhunshme.
Këshu është shprehur kreu i trupave të KFOR-it, Erhard Drews i cili theksoi se ka besim në pjekurinë e Kosovës dhe aksush nuk dështion rikthimin e pasojave të 25 korrikut.
Ne të gjithë i dimë pasojat e 25 korrikut të vitit të kaluar dhe nuk besoj që ndonjë prej nesh dëshiron një rezultat të tillë. Dhe unë kam besim të madh në maturinë e qeverisë së Kosovës dhe besoj se me këtë maturi duhet të veprojmë- tha Drews.
Më herët edhe numri dy i qeverisë kosovare, Hajredin Kuçi rikujtoi idenë për të ndërmarrë operacione të 25 korrikut për të qetësuar situatën në veri.
Këto veprime do të jenë të detyrueshme për të vënë në zbatim rendin dhe ligjin në atë pjesë të Kosovës- tha Kuçi.
Teksa për Oliver Ivanoviç, zyrtar serb tha se veprime të tilla nuk mund të zgjidhen më dhunë pasi çështja e veriut është një problem politik.
Veriu i Kosovës është një problem politik, i cili nuk mund të zgjidhet me dhunë, sepse në këtë rast do të nxiste një reagim të dhunshëm të cilin askush nuk do të mund ta qetësonte- shtoi ai. Nga ana tjetër edhe Brukseli zyrtar ka deklaruar se ndërhyrjet e policië vetëm do të përkeqësonin situatën në veriun e Kosovës, dhe nuk do të ndihmonin për qetësinë dhe sigurinë në vend.