E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruci: Institucionet në rrezik, duam votën e fshehtë në Kuvend

TIRANE- Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci gjatë sencës së sotme parlamentare e ktheu vëmendjen e tij tek votimi i së enjtes së shkaur të kandidatit Elvis Cefa në vend të Kreshnik Spahiut në KLD.

Për Rucin, Kuvendit i ka humbur demokracia, pasi atje i është mohuar e drejta e fshehtësisë së votës të gjithë deputetëve.

Kuvendi për tre vjet ka marrë vlerësim negative nga raporti i progresit te BE. Në Kuvend të enjten e shkuar u dha prova e rrënimit të parimit demopkratik që është ai i votimit të fshehtë, ia mohuat cdo deputeti të majtë e të djathtë. Rregullorja e Kuvendit ashtu si ajo e Republikës i njeh të dyja vendimet. Ju bëtë edhe më keq se kaq kërkuat të kontrollonit votën e cdo deputeti, turp për Saliun, për Jozefinën, nuk keni besim as tek deputetet tuaj, as tek aleatët tuaj, kjo është liria mes jush”, tha Ruci.

Gjatë fjalës së tij, Ruci u shpreh se institucionet e vendit si Kuvendi e Presidenca janë në rrezik nga sulmi që iu bën kryeministri, sic u shpreh ai.
“Pushteti i Berishës i vdekur demokratikisht e politikisht, ka vdekur edhe numerikisht. Institucionet si Kuvendi e Presidenca sot janë në rrezik, pasi Berisha po i bën masakër demoktraisë”, tha ai.

Sipas Rucit dhe zgjedhja e Presidentit nuk ka garanci, pasi mohohet vota e fshehtë.

(vijon)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›