Barroso: Grekët nuk janë vetëm; bashkë do t'ia dalim
BRUKSEL - presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso gjatë fjalimit të tij para seancës plenare të Parlamentit Evropian dërgoi një mesazh të qartë mbështetjeje dhe optimizmi për Greqinë.
Zoti Barroso tha se "grekët nuk janë të vetëm në përpjekjen që ata bëjnë" dhe theksoi se BE-ja dhe bashkësia ndërkombëtare treguan një "solidaritet të paparë me popullin grek". "Të gjithë ranë dakord për të ndihmuar Greqinë, për të kapërcyer krizën dhe ajo të përmbushi angazhimet e saj", përsëriti presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso në seancën plenare të Parlamentit Evropian, gjatë diskutimit në lidhje me mjetet e nevojshme për të trajtuar krizën ekonomike në Evropë dhe veçanërisht në eurozonë.
Duke iu drejtuar popullit grek, zoti Barroso siguroi se "së bashku do të kemi sukses", dhe shpjegoi se paketa e përgjithshme e ndihmës për Greqinë, arrin në 177% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të vendit ndërsa ndihma e dhënë deri më tani nuk kalon 2,5% të PBB-së. "Ne nuk do të ndalojmë përpjekjet tona për të dalë Greqia nga kriza dhe për t’u mbështetur në forcat e saj", përfundoi presidenti i Komisionit Evropian, duke theksuar se ky është një vendim i Komisionit Evropian. "Ne besojmë se Greqia mund të kthehet në zhvillim dhe në krijimin e vendeve të reja të punës", tha ai duke shtuar se "Bashkimi Evropian së bashku me partnerët e tij në komunitetin ndërkombëtar kanë zhvilluar një program shumë ambicioz, për mbështetjen e Greqisë që arrin në shumën 280 miliardë euro".
***
Ndihmën e Komisionit Europian në përpjekjet e Greqisë për të avancuar politikat që do të ndihmojnë zhvillimin dhe punësimin kërkon kryeministri grek, Lukas Papadhimos në një letër drejtuar presidentit të Komisionit Evropian José Manuel Barroso.
Papadhimos iu referohet mënyrave me të cilat mund të ndihmonte Komisioni Evropian Greqinë në lidhje me gjashtë prioritetet kryesore të qeverisë greke që janë: mbështetja financiare e bizneseve të vogla e të mesme, përparimi i veprave të mëdha të ndërtimit, zvogëlimi i papunësisë tek të rinjtë, programi i privatizimeve, politikat që promovohen në sektorin e energjisë dhe menaxhimi dhe absorbimi i fondeve të Bashkimit Europian.
Vëmendje të veçantë jep kryeministri në letrën e tij për vazhdimin e hyrjeve të fondeve të BE-së në Greqi edhe në periudhën e re të programimit 2014-2020, duke theksuar se këto burime do të ndihmojnë pa dyshim ekonominë greke për të përballuar recesionin e gjatë, për të zbatuar Programin e dytë ekonomik të rregullimit dhe të kthehet në rritjen e qëndrueshme gjatë viteve të ardhshme. Kryeministri kërkon që në këtë kuadër të ketë zgjidhje efektive për vendet e BE-së që përballen me rrethana të jashtëzakonshme.
Në veçanti, ai ve në dukje se Greqia përballet me një humbje të papritur dhe të konsiderueshme të fondeve të BE-së për shkak të ndryshimit të statusit të disa rajoneve të vendit dhe theksoi se nuk duhet të ketë ndërprerje të papritur të fondeve për bujqësinë greke brenda politikës rurale të BE-së gjatë periudhës së re të programimit.