Armepushimi ne Libi NATO gati planin e nderhyrjes
Qeveria libiane ka deklaruar armëpushimin pas miratimit të rezolutës së këshillit të sigurimit të OKB-së që vendos ndalim fluturimin mbi vend dhe mbështet ndërmarrjen e të gjitha veprimeve, përvec ndërhyrjes tokësore për të mbrojtur civilët. Ministri i Jashtëm i Libisë, Mussa Kussa njoftoi se armëpushimi ka për qëllim mbrojtjes e civilëve.
Ndërkohë, fuqitë perëndimore diskutojnë përforcimin e zonës së ndalim-fluturimit edhe me masa të tjera, ndërsa trupat e Gadafit përparojnë drejt qendrës së kryengritjes, Bengazit. Ato janë shprehur skeptike në lidhje me armëpushimin e ofruar nga Qeveria, e që vjen pasi Gadafi u premtoi kryengritësve përgjigjen e merituar.
Kreu i NATO-s Rasmusen mirëpriti rezolutën duke njoftuar se Aleanca ndodhet në përfundim të një plani në mënyrë që të jetë në gjendje të reagojë në momentin e parë që do t’i kërkohet.
Para armëpushimit luftime të ashpra janë raportuar si në Bengazi ashtu dhe në Misrata, ndërsa kolonel Muamar Gadafi në një interviste televizive ka deklaruar se nuk do të ketë mëshirë për tradhtarët.
Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1973 i jep një mbështetje të gjerë veprimit ushtarak në mbrojtje të popullsisë civile. Kjo mund ë përfshijë, sipas korrespondentëve, edhe bombardimin e forcave në terren të colonel Gadafit, nëse do të shihet e nevojshme.
Nga ana e tyre, kryengritësit në Bengazi që deri dje, e shihnin veten në situatë të pashpresë kanë reaguar më gëzim të madh ndaj rezolutës së OKB-së, kurse zëdhënësi i qeverisë dënoi agresionin. Djali i Gadafit, Saif al Islam tha se rezoluta është e padrejtë, pasi Libia nuk ka bombarduar mbi civilët.
Juli Prifti