Jemen te shtena mbi protestuesit. 39 viktima

Protesta antiqeveritare në kryeqytetin e jemenit, Sana, është shndërruar në një masakër të vërtetë, ndërsa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri, duke vrarë 39 njerëz dhe plagosur mbi 200 të tjerë. Burime të BBC-së thonë se njerëzit e armatosur por të veshur civilë kanë hapur zjarr nga çatitë e ndertesave që rrethojnë sheshin e protestës. Media shtetërore mohoi se ngjarja ka lidhje me forcat e sigurimit dhe fajësoi për viktimat, përleshjet mes qytetarëve.
Doktorët në spitalet e Sanas njoftojnë se shumica e të plagosurve në protestë janë lënduar në kokë, qafë dhe kraharor.
Ndërkohë, presidenti Ali Abdullah Saleh ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Duke folur pas një muaji trazirash që kanë përfshirë vendin, ai ka shprehur keqardhjen për dhunën në Sana e cila nisi pas faljeve të së premtes. Opozita në Jemen ka fajësuar pikërisht presidentin për të vrarët dhe i bëri thirrje atij të japë dorëheqjen, pasi nuk ka më asnjë mundësi kompromisi.
Sipas agjencisë Reuters, dhjetëra mijëra protestues janë grumbulluar edhe në qytetet e tjera të vendit, që nga porti jugor i Adenit e deri në Hodeida në perëndim.
Juli Prifti