E Diel, 1 Nëntor 2026

"Berisha, jo shantazhe, trego lidhjet me Fazllic"

TIRANE - Partia Socialiste nuk terhiqet, por kerkon nga kryeministri Sali Berisha qe te sqaroje ne detaje lidhjet e tij me biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazllic i perfolur per trafiqe te ndryshme. Jashte zyres se Parlamentit, Kryetari i Asamblese Kombetare te selise roze, Gramoz Ruci i parashtroi 15 pyetje kreut te qeverise per rolin e Fazllic ne qeveri, a i paguan taksat per bizneset, apo si ka siguruar parate. "Ne presim qe kryeministri te jape pergjigje per keto ceshtje dhe per te tjera qe rrjedhin prej tyre, jo thjesht si detyrim ndaj nesh si persona apo si opozite, por si detyrim ndaj te gjithe shqiptareve", u shpreh Ruci. Sipas deputetit socialist, nuk eshte e para here qe Sali Berisha, i gjendur me shpatulla per muri, perpiqet te perhape tym duke bere shantazh me dosje, qe thote se do t'i beje publike. "Eshte e turpshme qe qytetaret e ketij vendi te flene me ndjenjen se kryeministri i tyre paska per ta dosje te pista, te cilat mund t'i beje publike sa here qe nuk do qe te bjere ere pislleku i vet. Nga ana tjeter, eshte edhe ligjerisht e denueshme mbajtja si mjet shantazhi e ketyre dosjeve, qe edhe nese ekzistojne, duhet te jene ne zyrat e Prokurorise dhe jo ne dollapin e fshehte te Sali Berishes", kritikoi Ruci. Ai theksoi se keto shantazhe te qeverise ne pushtet duhet te marrin fund njehere e mire. "I themi Sali Berishes: Zbrazi dollapet e fshehte nga gjitha dosjet tona nese ke, por mos harro qe t'u pergjigjesh shqiptareve per pyetjet qe t'u drejtuan ketu", vijoi deputeti socialist. Ruci e quajti deklaraten e dy diteve me pare te kryeministrit ne Kuvend si te turpshme. Ai vuri ne dukje faktin se me ne fund Berisha pranoi se e njeh Fazllic, qe prej shume vitesh eshte kryekeshilltar i Partise Demokratike dhe, prej tre vitesh, edhe i qeverise se Sali Berishes. "Deshmia e Sali Berishes qe e paqarte, qe konfuze, qe e rreme, pra qe deshmia e njeriut qe e ka gjithnje e me te veshtire te perballet me te vertetat e tharta", u shpreh Ruci. Dy dite me pare kryeministri Berisha pohoi se e njeh biznesmenin e shume perfolur Fazllic. Madje theksoi se eshte i gatshem qe ta sjelle edhe ne Kuvend. Nga ana tjeter, kreu i qeverise u shpreh se do te flase e nuk do te heshte me, do vije koha e transparences qe sipas tij do te nxjerre zbuluar opoziten. Rozeta Rapushi

Pyetjet e Gramoz Rucit

Cili eshte roli i Damir Fazllic-it ne Kompanine BG&R dhe ne marredheniet me Sali Berishen dhe Partine Demokratike?

Sa eshte vlera e kontrates midis BG&R dhe Sali Berishes per fushaten e zgjedhjeve te vitit 2005?

Ne c'rruge jane paguar parate dhe sa tatime ka paguar ne Shqiperi Kompania BG&R ?

Cili ka qene roli i Damir Fazllic gjate fushates zgjedhore 2005 dhe a eshte paguar ai per kete rol?

Cili eshte aktualisht roli i Damir Fazllic prane qeverise shqiptare dhe vete Sali Berishes?

Sa here dhe me cfare statusi ka qene Damir Fazllic ne zyren e zotit Berisha, cilat jane projektet per te cilat ka negociuar ai me qeverine shqiptare?

Sa eshte vlera financiare e tyre, sa prej tyre jane pranuar nga ana e qeverise dhe a jane zhvilluar gara per keto projekte?

Kush dhe cilat kompani kane qene perfituese direkt te ketyre projekteve?

Cfare aktiviteti kane kryer ne Shqiperi 5 kompanite e denoncuara publikisht ne media me emer e mbiemer, me data, akte themelimi e adresa te sakta, tre prej te cilave kane per administrator Erion Isufin, kunat i ministrit pa imunitet Lulzim Basha?

Sa tatime i kane paguar shtetit shqiptar ne 4 vjet keto 5 kompani dhe cfare projektesh kane realizuar ato deri tani?

Kur jane shitur dhe sa eshte vlera e tatimeve te paguara per shitjen, per tre nga kompanite e mesiperme?

Kush i ka kryer procedurat ligjore te shitjes se kompanive te mesiperme dhe cili eshte bleresi i tyre ?

Me cilat Banka jane kryer transaksionet e mesiperme nga ana e Damir Fazllic-it dhe a i jane nenshtruar keto transaksione ligjit per parandalimin e pastrimit te parave te pista?

A ka te dhena Agjencia shteterore e luftes kunder pastrimit te parave te pista, per keto transaksione te shitjes se ketyre Kompanive?

A i njeh personalisht Sali Berisha pronaret e Kompanise "RUDNAP" dhe veprimtarine e saj ne Serbi? Sa tendere ka fituar kjo Kompani ne Shqiperi dhe me c'vlere.

Cili eshte raporti i kesaj Kompanie me Ministrine Shqiptare te Mbrojtjes?


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›