PS: Heqje TVSH per arsimin privat
Socialistet depozitojne ne Kuvend nismen ligjore, per lehtesira privateve
TIRANE - Selia roze ankohet ndaj vendimit te mazhorances, per te mos marre parasysh heqjen e TVSH-se per arsimin publik e privat. Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj reagoi dje ndaj rrezimit te propozimeve te PS-se per kete ceshtje, si nje vendim absurd qe demton sistemin arsimor. "Ky eshte nje qendrim obskurantist ndaj arsimit, nje veprim qe deshmon se e gjithe zhurma qe behet per arsimin si prioritet nga kjo qeveri eshte falso, pasi arsimi mbeshtetet me politika favorizuese jo me masa shtrenguese", tha Leskaj. Kryetarja e grupit me te madh opozitar, u shpreh se politika te tilla shtrenguese, penalizojne te gjithe ata femije dhe prinder qe kerkojne arsimim sa me cilesor, ku do qofte ky publik apo privat. Sipas Leskaj, nuk eshte hera e pare qe sherbimet jo publike shihen me sy te shtrember rrjedhoje e mentalitetit komunist. "Grupi Parlamentar i PS depozitoi ne parlament nje nisme ligjore e cila mundeson lehtesimin e arsimit nga TVSH. Vizioni yne mbi politikat fiskale per te mbeshtetur arsimin eshte ne perputhje te plote me legjislacionin modern te vendeve evropiane", tha Leskaj. Kryetarja paralajmeroi se nese kjo nisme
nuk do votohet nga mazhoranca, natyrisht do te jete nje nga nismat e para qe ne do bejme, sa te vijme ne pushtet pasi arsimi mbetet prioritet per PS. Sipas saj, selia roze
e mbeshtet sektorin privat, krahas atij publik, sepse eshte e drejta e shtetasve qe jo vetem te synojne nje cilesi me te mire, po edhe per shkak se prinderit qe punojne nuk mund ti lene femijet rrugeve, per shkak te orareve te ndryshme qe kane mundesi qe nuk jua ofron dot shkolla publike. "Shteti qe nuk eshte ne gjendje t'u ofroje femijeve ate qe u ofron shkolla jo publike, ne vend qe t'i rendoje me taksa duhet te mendoje per mekanizma te tjera qe lehtesojne koston e arsimit", vijoi Leskaj, duke theksuar faktin se PS i jep rendesi te vecante permiresimit rrenjesor te cilesise se arsimit, qe mbetet prioritet ne zhvillimin e vendit. R.R
Kryetari socialist Rama e fillon dialogun me arsimin
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka nisur turin e dyte ne rrethet e vendit, kushtuar sistemit arsimor te quajtur "Rruga e ideve per te ardhmen". Ne takimet e zhvilluara me arsimtare dhe intelektuale, Rama ka arritur ne perfundimin se nje nga shqetesimet kryesore eshte pamundesia e pajisjes se nxenesve me tekste mesimore. Sipas kreut socialist, PS do t'i jape pergjigjen e duhur shume problemeve dhe pikepyetjeve qe ngrihen ne sistemin arsimor. Po keshtu, shqetesues vleresohet fakti se shume femije e kane te pamundur te ndjekin shkollen, per shkak te problemeve ekonomike dhe se braktisja e shkolles vijon e shtohet, nga viti ne vit.
Rama, dreke me ish-deputete e drejtues te PS
ELBASAN-Kryesocialisti Edi Rama eshte ndalur ne Elbasan, ne nje takim me mesuesit per platformen e arsimit. PS eshte ne fazen e formesimit te ideve te platformes me baze sugjerimet e grumbulluara per problemet e arsimit shqiptar, tha Rama gjate ketij takimi. "Jemi ne nje kohe kur injoranca eshte ulur kembekryq ne catine e cdo shkolle e po ben kerdine. Elbasani e di shume mire pasi historia e ketij qyteti eshte e lidhur me Normalen e cila ne vitin 1909 u themelua nga Luigj Gurakuqi e te tjere patriote per te luftuar analfabetizmin. Eshte kjo Normale qe sot nga ministri i Berishes ishte gati te mbyllej pasi ka degraduar ne nje shkalle te tille duke mos respektuar ate tradite qe ka ky qytet, ku kane dhene mesim figura te ndritura si Ernest Koliqi, Aleksander Xhuvani etj", tha Rama. Per te, problemet jane me akute dhe ne Elbasan ku 175 klasa jane kolektive. Ketu duhet te kemi parasysh se ne banken e pare jepet matematike, ne te dyten letersi ndersa ne te treten edukate njekohesisht. Pra jane rreth 2500 nxenes qe praktikisht jane te braktisur dhe te abuzuar. Para ketij takimi Rama ka zhvilluar nje dreke pune me ish deputete te vjeter te PS, kreun e bashkise Qazim Sejdini dhe perfaqesues te PS ne Elbasan ku jane diskutuar ceshtje organizative dhe probleme qe shqetesojne sot Elbasanin. F.S