E Diel, 1 Nëntor 2026

Isufi: Nuk kam qene ortak me Fazllic por vetem i punesuar si administrator

TIRANE - I akuzuari si ortak i serbo-boshnjakut, Damir Fazllic ne Shqiperi, Isufi mohon te kete ushtruar kete veprimtari sic pretendon opozita dhe disa media. Ai vertete ka qene i punesuar si administrator i firmave, por ato nuk kane kryer asnje aktivitet ekonomik ne vend.Erion Isufi, kunati i ministrit te Jashtem Lulzim Basha reagoi dje me ane te nje deklarate per shtyp ndaj atyre qe ai i quajti shpifje mediatike ne emer te tij. Ai thekson se nuk ka qene asnjehere ortak ne biznes me Damir Fazllic, njeriun e akuzuar nga opozita per lidhje te dyshimta. "Une nuk kam ushtruar asnje aktivitet ekonomik te perbashket me z.Fazllic, dhe nuk kam qene asnjehere partner, ose ortak me z.Fazllic" theksohet ne deklarate. Me pas Isufi thekson se ai ka punuar si administrator prane kompanise SRF Developments e cila nuk ka kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe ai ka ushtruar kete detyre. "Dy kompanite e tjera, Virtu Acquisitions dhe Crown Acquisitions nuk jane bere asnjehere aktive dhe nuk kane kryer asnje aktivitet ekonomik gjate kohes qe une kam qene administrator", deklaron kunati i Bashes ne fjalen e tij. Sipas tij, nga pozicioni i administratorit ka dhene doreheqjen e parevokueshme perkatesisht ne 30 dhjetor 2006 per Virtu Acquisitions dhe Crown Acquisitions, dhe ne 20 mars te vitit 2007 per kompanine SRF Developments. F.M

Pergenjeshtrimi

"Shpreh bindjen se besoj tek e verteta, me shume se sa tek balta qe hidhet mbi mua dhe kerkoj qe mediat qe kane perhapur kete genjeshter dhe shpifje ta pergenjeshtrojne ate" kerkon Isufi ne deklaraten e tij nga akuzuesit e tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›