Armët, SHBA thërret Trebickën
Një seancë e dytë pyetjesh, që ka zgjatur rreth 5 orë i është rezervuar përsëri dje biznesmenit Kosta Trebicka, i cili ndërkohë është kërkuar për dëshmi edhe nga Kongresi Amerikan. Trebicka ishte i pari që denoncoi aferën korruptive të armëve të realizuar nga ndërmarrja shtetërore "Meico". Burimet zyrtare nga grupi hetimor nuk kanë pranuar të japin detaje rreth dëshmive të Trebickës.
Pas deklaratave të cituara në "Neë York Times" dhe në mediat shqiptare, biznesmeni Kosta Trebicka do të thërritet në seancë dëgjimore, që do të mbahet në Kongresin Amerikan në lidhje me çështjen e tregtisë së armëve drejt Afganistanit nga kompania AEY e Efraim Diverolit. Kjo kompani, që pas shkrimit në "Neë York Times" është nën hetim nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Mbrojtjes dhe Agjencia Përforcuese e Doganave dhe Emigracionit të Shteteve të Bashkuara.
Hetimet
Më 17 prill, agjentët federalë do të informojnë për hetimet e tyre një panel të Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan. Ky Komitet do të dëgjojë edhe Efraim Diverolin, zëvendësin e tij David M. Packouz, menaxherin e përgjithshëm të kompanisë "Levi Meyer", si edhe dy zyrtarë, nga Departamenti i Mbrojtjes dhe ai i Shtetit.
Por një javë përpara, më 11 prill, dëshmitë do të dëgjohen nga personeli i Komitetit. Vonë, në mbrëmjen e se enjtes u mësua se për të dëshmuar është thirur edhe biznesmeni shqiptar, Kosta Trebicka. Ky i fundit konsiderohet një element kyç në këtë çështje, sepse është ai që merrej fillimisht me paketimin e armatimeve, të cilat bliheshin në Shqipëri nga kompania e Diverolit. Trebicka citohet si nga shkrimi i "Neë York Times", po aq edhe nga mediat shqiptare. Në intervistën e parë para kamerave, në "Top Channel", ai rrëfeu përse u përfshi në këtë biznes dhe si e spostuan strukturat e administratës shtetërore.
Dëshmia
Burime konfidenciale hetimore thanë se Trebicka është pyetur dje sërish mbi dijeninë e tij për aferën e armëve, si dhe për përfshirjen e emrit të djalit të Kryeministrit në këtë histori. Ai ka dhënë dëshminë e tij rreth takimit që ka pasur me Shkëlzen Berishën dhe atyre çfarë kanë biseduar së bashku. Në të njëjtën kohë, Trebicka u ka dorëzuar prokurorëve të çështjes kasetat, në të cilat janë regjistruar bisedat që ai ka bërë me presidentin e kompanisë AEY, Efraim Deviroli. Këto kaseta që mendohet se do të përdoren nga prokuroria për të zbardhur më mirë, mekanizmin se si funksiononte afera e armëve, kur ishin përfshirë përveç kompanisë së kontraktuar nga shteti amerikan, edhe kompania shtetëriore MEICO si dhe biznesmeni shqiptaro-grek Mihal Delijorgji, u bënë publike fillimisht në media dhe shërbyen si baza për zbulimin e këtij skandali.
Kompania e biznesmenit Kosta Trebicka ka qenë e kontraktuar fillimisht nga AEY për të bërë riambalazhimin e municioneve që do të dërgoheshin në Avganistan. Sipas deklarimeve publike të vetë biznesmenit ndërhyrja e drejtorit të "Meico"-s, Ylli Pinari, bëri kjo kontratë t‘i hiqej Trebickës dhe t‘i kalonte Mihal Delijorgjit. Hetimet për zbardhjen e ngjarjes në Gërdec po realizohen nga një grup hetimor i ngritur në Prokurorinë e Përgjithshme, pas shpalljes së moskompetencës për vazhdimin e hetimit rreth kësaj çështje nga Prokuroria e Tiranës.
Ndërkohë, në dhomat e paraburgimit ndodhen të izoluar drejtuesit e subjekteve që administronin fabrikën në Gerdec, administratori i firmës "Alba Demil", Mihal Deliorgji, drejtori teknik i kësaj firme, Dritan Minxholi, si dhe ish-drejtori i kompanisë shtetërore "Meico" për tregtinë e municioneve luftarake, Ylli Pinari, të cilët akuzohen për "shkelje të rregullave të sigurisë për lëndët plasëse, djegse dhe radioaktive". Ata u arrestuan pas shpërthimit të fuqishëm më 15 mars 2008 në fabrikën që demontonte municione luftarake në Gerdec, shpërthim që shkaktoi disa viktima dhe plagosi shumë të tjerë si dhe dëme të shumta materiale në zonën përreth. F.S.
Intervista
Biznesmeni: Ja pse denoncova
I pyetur gjatë një interviste televizive se a ka lidhje midis tragjedisë së Gërdecit dhe shitjes së ligjshme të armëve, apo korrupsionit në këtë shitje, pasi në të dy historitë del e njëjta firmë, Delijorgji, biznesmeni Trebicka u përgjigj:
Nuk di kë të besoj. Unë mund të them vetëm për biznesin tim dhe nuk kam asnjë lloj informacioni mbi Gërdecin. Nuk kam pasur lidhje me Gërdecin. Unë thjesht denoncimin e bëra për interesa kombëtare, i nisur nga veprimi ose mosveprimi i disa personave ne administratën qeveritare. Përsa i përket Gërdecit, më vjen keq si çdo shqiptari, por siç e thashë dhe më parë, nuk kam asnjë lloj informacioni për aktivitetin e demontimit, paketimit, trafikimit ose jo atje. Megjithatë të paketosh municione nuk do të thotë t‘i trafikosh ato. Që të paketosh municione mund të kesh dhe shumë opsione të tjera, një nga ato është dhe trafikimi, por jo domosdoshmërisht trafikohen. Nëse ke një kontratë për paketim patjetër që nuk ka të bëjë me trafikimin e tyre. Në rast se paketimi dhe trafikimi ose transaksioni del jashtë marrëdhënive ligjore, atëherë këtu kemi të bëjmë me trafikim.
Trafiku i armëve
Disa nga bisedat e përgjuara
Trebicka: Ǒpo bëhet me mikun tënd Pinari?
Diveroli: Nuk e di, ti mund të më thuash. Bëre ndonjë marrëveshje me të për kutitë?
Trebicka: Nuk dua të bëj marrëveshje me të, ti e di që ai është një plehrë. Ti më the më parë se ai është një njeri i mafias, apo jo?
Diveroli: Mendoj se është, mendoj se është i mafias ose mafia po kontrollon atë. Në të dyja mënyrat ai është një problem. Problemi është se unë nuk kam zgjidhje. Duhet të bëj marrëveshje me të. Qeveria Amerikane pret produktet. Nuk kam asnjë vendim për të marrë. Ti ke një vendim për të marrë.
Trebicka: Ti do... unë mund të harroj për paratë e mia, ato që kam investuar atje... nuk kam asnjë problem.. nuk mund luftoj me këtë qeveri, nuk mund të luftoj me Pinarin. Sigurisht tani është në dorën tënde, nuk është në dorën time. Nëse Pinari do të vazhdojë të luajë me ty, nëse ai do të fusë njerëzit e mafias...
Diveroli: Unë do ta prish marrëveshjen... ajo që nuk është e mirë për ty nuk është e mirë për mua...
Trebicka: Cila kompani, është ende Delijorgji, Mihal Delijorgji? Është kjo kompania?
Diveroli: Nuk kam asnjë ide. Ne po presim për Pinarin të na japë detajet e kompanisë. Unë do e shtyj këtë shitje shumë të fortë që ta shtyj deri sa ti të marrësh materialet e tua...
Trebicka: Ai po punon ende me Henry Tomei?
Diveroli: Mendoj se po punon ende me Henrin...