Predha në breg të lumit, alarmohen fshatarët
Gjenden predha në breg të lumit, alarmohen fshatarët. Ngjarja e Gërdecit dhe prania e predhave dhe municioneve të tjera të paplasura në zona të ndryshme të vendit ka krijuar një situatë alarmante në vend. Një ditë më parë, rreth orës 11:00, në breg të lumit Berdar të fshatit Luz, jo larg qytetit të Fushë-Krujës janë gjetur tri predha. Predhat janë konstatuar nga banorë të fshatit të cilët menjëherë kanë njoftuar autoritetet zonale për praninë e tyre. Me t‘u njoftuar, në vendngjarje kanë shkuar menjëherë specialistë antieksploziv të cilët përcaktuan se predhat ishin granat‘hedhësi të lehtë kundratank model 69 të kalibrit 40 mm. Nga hetimet paraprake mendohet se këto municione janë sjella nga ujërat e këtij lumi kohë më parë. Tri predhat u hoqën dhe nën masat e sigurisë u bë tranportimi i tyre për në Tiranë, ku sipas burimeve policore është bërë dhe asgjësimi i tyre. Pak ditë më parë një sasi predhash të të njëjtit lloj u gjetën në një shtëpi të pabanuar në lagjen "Popullore" të qytetit të Shijakut.