Atletët francezë, me parulla në Pekin
Disa atletë francezë kanë deklaruar se duan që në Olimpiadën e Pekinit të lejohen të mbajnë parullën "Për një botë më të mirë". Ata e kanë shpjeguar këtë kërkesë si mënyrë proteste kundër shtypjes që Kina vazhdon t‘i bëjë Tibetit. Atletët pohuan se do t‘i kërkojnë leje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për t‘u përfaqësuar me këtë parullë. Rreth 20 atletë dhe ish-atletë francezë, disa prej të cilëve kanë arritur normën kualifikuese për të qenë në Pekin 2008, e prezantuan këtë dëshirë përpara mediave.