SHBA bllokon bizneset e Diverolit
Departamenti amerikan i Shtetit pezulloi aktivitetet ndërkombëtare të eksportit të AEY, kompanisë së tregtisë së armëve me qendër në Majami, e kryesuar nga një 22-vjeçar. I gjithë aktiviteti i kësaj kompanie, e cila deri më tani njihej edhe nga Pentagoni, është nën hetim. Ushtria, javën e kaluar, akuzoi presidentin e firmës, Efraim Diveroli, për mashtrim, duke pretenduar se ai kishte dërguar municione kineze në Afganistan, pasi ishte certifikuar se ato ishin prodhuar në Hungari. Ushtria gjithashtu pezulloi Diverolin dhe kompaninë e tij nga kontratat e ardhshme federale. Vendimet më të fundit bllokojnë edhe elementë të tjerë të bizneseve të AEY-së. Sipas rregullave federale, transferimi i armëve në kufijtë ndërkombëtarë në të cilët SHBA nuk është klient, kërkon një licencë të Departamentit të Shtetit.
Sipas gazetës prestigjioze "New York Times", e cila në më pak se një javë i është rikthyer dy herë problemit të trafikut të municioneve nga Shqipëria, një zyrtar i Departamentit tha se duke marrë parasysh rrethana të caktuara, aplikimi i Diverolit për licencë do të refuzohet. "AEY është duke iu nënshtruar verifikimeve për mohimin e eksportit të armëve në të ardhmen", tha zyrtari që nuk ishte i autorizuar të fliste në publik. Dy zyrtarë të tjerë kanë konfirmuar vendimin. "Departamenti mund të bëjë përjashtim në rast se do të bëhej fjalë për një rast të ruajtjes së sigurisë kombëtare, apo për arsye të politikës së jashtme". Nga ana tjetër, Avokati i Diverolit ka refuzuar të japë komente. AEY ka qenë furnizuesja kryesore me armë për ushtrinë dhe policinë e Afganistanit, qëkur ushtria amerikane i dha një kontratë dyvjeçare, në janar 2007. Kontrata e zgjidhur tashmë, vlente rreth 298 milionë dollarë. Kompania u ka siguruar municione dhe pajisje edhe agjencive të tjera federale dhe qeverisë irakiane. Në një intervistë televizive, vitin e shkuar, Diveroli pretendonte se bënte 200 milionë dollarë biznes çdo vit.
Kontrata e tij për Afganistanin ndërkohë është shoqëruar me probleme. Një hetim i "Times" zbuloi se Diveroli kishte blerë dhjetëra milionë pushkë të vjetra kineze dhe plumba automatikësh nga Shqipëria dhe i kishte transportuar ato në paketime të dobëta apo thuajse të dekompozuara. Kontrata dhe ligji amerikan ndalojnë ndërkohë tregtinë e armëve kineze. Kompania e Diverolit gjithashtu ka punuar me një kompani hije në Qipro dhe një ndërmjetës që dyshohet për trafik të paligjshëm armësh dhe në fshehtësi është regjistruar nga një nënkontraktues në një bisedë telefonike, teksa flet për korrupsion. Ndërkohë, të enjten një hetues i komitetit kongresual, që po merret me hetimet, ka kontaktuar gjithashtu me këtë nënkontraktor në Shqipëri, i cili ka regjistruar telefonatën me Diverolin.
Avokati i David Packouz, masazhieri i licencuar, që ka qenë zëvendëspresident i AEY-së, ka thënë se i ka dërguar letër kongresit, ku thekson se klienti i tij do të flasë në publik vetëm nëse atij i garantohet imunitet nga përndjekja. "25-vjeçari Packouz është larguar nga AEY pranverën e shkuar dhe nuk ka që nga ajo kohë kontakte me kompaninë", tha avokati i tij. Ndërkohë, "MFS 2000", një prodhues hungarez plumbash, ka kërcënuar se do të ndërmarrë aksione ligjore. Dokumentet e brendshme të ushtrisë tregojnë se AEY ka blerë miliona plumba nga kompania vitin e shkuar. Drejtuesit e "MFS 2000" kanë thënë se municionet ishin hungareze dhe në kushte të mirë. Më vonë, Diveroli certifikoi se të tjera municione, që në të vërtetë ishin prodhuar në Kinë shumë dekada më herët, ishin prodhuar nga "MFS 2000" po ashtu. Kompania hungareze pretendon se Diveroli ka dëmtuar reputacionin e saj. Ushtria ka filluar të shikojë edhe marrëdhëniet e saj në të shkuarën me AEY-në.
Një dokument federal tregon se furnizimet me miliona municione të Diverolit nuk ishin dërguar ende në Afganistan, përfshirë fishekët, raketat, mortajat etj. Ndërkohë, dokumentet nga Shqipëria tregojnë se AEY ka blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë që kanë qëndruar të magazinuar për dekada në stoqet e Luftës së Ftohtë. Plumbat ishin prodhuar që në vitin 1960. Diveroli i kishte hequr nga paketimet e vjetra dhe i kishte vënë në kuti të tjera, shumica e të cilave ishin prishur apo dekompozuar, pasi ishin dërguar në front. Për më tepër, lloje të ndryshme municionesh ishin përzierë. Në shumë raste, municioni ishte i pisët dhe i ndryshkur. Ndërkohë, sipas standardeve të ushtrisë, municioni nuk duhet të jetë më shumë se 20-vjeçar.
Emri i tij ishte lakuar shpesh ditët e fundit në Shqipëri, pas shpërthimit katastrofal në Gërdec, një fshat fare pranë Tiranës, por Efraim Diveroli do të bëhej edhe më i famshëm pas botimit të një artikulli në gazetën prestigjioze "New York Times". Kjo e fundit, nën titullin "Supplier under scrutiny on aging arms for Afghans", e paraqet Diverolin si president të kompanisë AEY, e cila është përfshirë në aferën shqiptare të municioneve. Por në të vërtetë, cili është superbiznesmeni Diveroli, emri i të cilit për herë të parë rezultoi në një përgjim bisede të publikuar në shtypin shqiptar? Tanimë ai është 22 vjeç, ndërsa ishte vetëm 18 kur fitoi kontratën për municionet, dhe ndërkohë që bënte tratativat me Tiranën për blerje armësh e fishekësh të vjetër, kohën tjetër e kalonte duke komunikuar online në internet, pra duke bërë "chat". Efraim Diveroli rezulton djaloshi që kërkonte vajza, duke e konsideruar veten si shumë simpatik. Pas kërkimeve në internet, një profil i tij u gjet në faqen "My Space", një web-site vetëm për takime adoleshentësh në internet.
Dokumentet
AEY bleu 100 milionë fishekë
Urdhri i Departamentit Amerikan nënkupton ashpërsimin e standardeve të kontratave për eksport armatimi. Mësohet se kontrata me AEY ka lejuar municionet të çdo lloj viti dhe nuk specifikonte që paketimi duhej bërë në materiale, që duhej t‘i mbanin municionet në kushte të rrepta sigurie. Dokumentet nga Shqipëria, sipas mediave amerikane, tregojnë që AEY ka blerë më shumë se 100 milionë fishekë kinezë, që janë magazinuar për dekada të tëra në stoqet e Luftës së Ftohtë. Fishekët janë prodhuar rreth viteve ‘60. Diveroli, më pas, rregulloi që ato të ripaketoheshin në kuti kartoni, shumica e të cilave të çara e të dekompozuara gjatë transportimeve në zonat e luftës. Po kështu, llojet e ndryshme të municioneve janë përzier. Në disa raste, municionet ishin të pista, të gërryera apo të mbuluara me një cipë. Në kërkesën e re të Pentagonit specifikohet që municionet mund të jenë më të reja se 20 vjet, në paketime të durueshme dhe në kushte të përshtatshme. "Çdo paketim do të përmbajë të njëjtin tip", thuhet në rregullat e reja të ushtrisë amerikane. Materiali nuk duhet të ekspozohet ndaj papastërtive apo kontaminimeve të tjera, që mund të kontribuojnë në përkeqësimin e njësisë, ose që mund të kërkojnë një pastrim nga konsumatori para përdorimit.
Problemet
Kontrata me fishekë kinezë
Kontrata e Diverolit për Afganistanin ka qenë e mbushur me probleme. Një hetim nga gazeta "The Times" zbuloi se ai transportonte miliona pushkë të vjetra dhe fishekë automatikësh kinezë nga Shqipëria, dhe i dorëzonte këto municione në paketime të thërrmueshme e të dekompozuara. Kontrata dhe ligji amerikan e ndalojnë tregtinë e armëve kineze. Kompania e Diverolit gjithashtu ka punuar me një kompani gëzhojash në Qipro dhe ndërmjetësi, i cili ka qenë në listën federale të entiteteve që dyshoheshin për trafik të paligjshëm armësh, është regjistruar në mënyrë të fshehtë nga një nënkontraktor në një bisedë telefonike që flet për korrupsion. Ndërkaq, problemet e tij janë shtuar. Në fillim të marsit ai u dënua për ngarje të makinës në gjendje të dehur, në Miami Beach. Në fund të marsit, përfaqësuesi Henri A Waxman, një demokrat nga Kalifornia, i cili drejton edhe komitetin e mbikëqyrjes së reformave qeveritare, planifikoi një seancë dëgjimore me Departamentin e Mbrojtjes për të ekzaminuar bizneset e AEY. Disa ditë më parë, një hetues i Komitetit të Kongresit Amerikan kontaktoi me një nënkontraktor në Shqipëri, i cili kishte regjistruar bisedat telefonike me Diverolin. Sidoqoftë, ka të dhëna se hetimi nga kongresi do të vazhdojë deri në fund, ndërkohë që vazhdon edhe hetimi kriminal.
E-maili
"Kompania jonë nuk ka asnjë faj"
Sipas hetuesve të Pentagonit, Diveroli më vonë certifikoi që edhe municionet e tjera, të prodhuara disa dekada më parë në Kinë, ishin prodhuar gjithashtu nga "MFS 2000". Kompania hungareze shpjegoi se në këtë mënyrë Diveroli ka njollosur reputacionin e saj. "‘MFS 2000‘ është absolutisht pa faj në gjithë këtë çështje", shkruante në një mesazh në e-mail drejtori i Përgjithshëm i saj, Gyorgy Karoly.