Granero në QPR

Mesfushori Esteban Granero ka braktisur Real Madridin për të arritur marrëveshje transferimi te skuadra nga Premierliga, Queens Park Rangers, kanë njoftuar mediet spanjolle të enjten.
Kontrata e tij në Santiago Bernabeu skadonte më 2013 dhe gjiganti madrilen ka vendosur të shesë Graneron në QPR për 8 milionë euro. I kërkuar nga Sevilla dhe Fulham, 25 vjeçari do ta vazhdojë karrierën te skuadra ambicioze e QPR-së e cila një ditë më parë transferoi portierin e Interit, Julio Cesar.
Granero pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me QPR-në dhe mund të debutojë në duelin kundër Manchester Cityt të shtunën.