E Shtunë, 31 Tetor 2026

Armiku publik i Kosovës (2)

Në mozaikun e të dhënave mbi veprimtarinë e Lobit Serb në Komitetin Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane, implikohet edhe Associated Press. Kjo agjenci mediale u zgjodh si media e parë për të botuar opinionet antishqiptare të lobistëve amerikanë për çështjen e Kosovës

Nga Kimete Berisha*

Lexoni dhe Pjesen e Pare

Kisha Ortodokse dhe shërbimi sekret i Serbisë kanë botuar (nëpër fjalime dhe akte precize) strategjinë e tyre që mbështetet në mundësinë për të blerë kongresistë amerikanë me pare, kështu ta mbajë Kosovën nën okupim. Njoftimi i bërë në gazetën Roll Call (1 maj 2006) bënte me dije se Venable (firmë ligjore prestigjioze amerikane për lobim) do të përfitojë nga 100 mijë dollarë shtesë për çdo muaj sipas kontratës me Këshillin Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi. Kontrata përfshin çështje që i përkasin shërbimit të medies Global Strategic Communications Group që vepron nën drejtimin e Venable për ta përfshirë këtë grup në përgatitjen dhe daljen në medie (sidomos në media shqiptare), asistencë në përpilimin e deklaratave politike, botime të editorialeve dhe opinioneve, formimin dhe administrimin e një Këshilli amerikan të politikës, përzgjedhja e medies së paguar etj.

Paratë për veprimtari kishtare, në xhepat e Lobit Serb

Në mozaikun e të dhënave mbi veprimtarinë e Lobit Serb në Komitetin Kombëtar mbi Politikën e Jashtme Amerikane, implikohet edhe Associated Press. Kjo agjenci mediale u zgjodh si media e parë për të botuar opinionet antishqiptare të lobistëve amerikanë për çështjen e Kosovës. Për këtë disponoj të dhëna të bollshme, por nuk kam në dorë ndonjë kontratë të ndonjë gazete që botohet shqip, por komperacionet e veprimeve identike të medies në shërbim të Lobit Serb në ShBA dhe Kosovë, nuk mbesin vetëm aludime të thata, por fakte kokëforta mbi Lidhjen Zvicerane të tyre kundër UÇK-së. Natyrisht, Venable shfrytëzoi lidhjet e saj nëpërmjet James Jatras-it të paevitueshëm, dhe dy javë pasi u nënshkrua kontrata në mes Këshillit Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi dhe Venables, u botua në Associated Preess teksti i paguar shtrenjtë nga Lobi Serb me titull Serbia kërkon ndihmën e Kongresit Amerikan për të penguar pavarësinë e Kosovës.

Në këto lidhje amerikane në konspiracionet kishtare politike të luftës speciale kundër shqiptarëve dhe UÇK-së, u zbulua më së keqi Bishopi Artemije. Tashmë dihet, (nga media opozitare e Beogradit) mbi shkakun pse u shkarkua nga detyra (2010) Bishopi Artemije. Mediet konstatojnë - se të gjitha paratë që janë dedikuar për veprimtari kishtare, Artemije i ka shfrytëzuar për Lobin Serb në Amerikë, konkretisht për Këshillin Amerikan për Kosovën kundër Kosovës. Precizohet se shkak i shkarkimit të Artemijes janë dështimi i tij për të krijuar opinion zyrtar në ShBA nëpër korridoret e Kongresit Amerikan kundër shqiptarëve të Kosovës e sidomos kundër UÇK-në si organizatë terroriste, kriminale, bandite, vrasëse, xhihadistë etj. James Jatras, (dëshmitar në procesin kundër Milosheviçit në Hagë), shkroi dhjetëra artikuj (shih Këshillin Amerikan për Kosovën (konsulto: www.savekosova.org) ku paraqet shqiptarët si xhihadistë dhe kriminelë. Për boshnjakët shkroi se ata e kanë mbytur vetveten, për të nxitur reagimin e bashkësisë ndërkombëtare!

Shpikja propagandistike e UÇK-së si segment mafioz

Qe pra me çfarë raporti mbi ShIK-un dhe PDK-në mbështetet opozita dhe media që e spekulon tekstin (e Raportit në Koha Ditore) të redaktuar për ta bërë edhe më të zi se seç është raporti në origjinal. Pse mediet e Kosovës nuk ditën kurrë të zbulojnë dhe ti botojnë shkrimet që flasin mbi paratë e Bishopit Artemije që u derdhën në xhirollogarinë e The Vashington Times (gazetë ekstremisht antishqiptare, e themeluar nga kushëriri i Ban Ki Moon-it, kryetari i Kishës Unifikuese (Unification Church) Sun Myoung Moon, që veten e quan Krishti që do ta shpëtojë njerëzimin)? Pse nuk shkruajnë kundër krimeve politike kundër UÇK-së, por gjithmonë anatemojnë shqiptarët, sidomos UÇK-në? Sepse Lobi Serb në Venable (me honorar të madh) si këta në Kosovë, edhe në Amerikë angazhon personalitete të shkruajnë kundër UÇK-së, si p.sh. admiralin e quajtur Lions, i cili më 9 maj 2006, boton një artikull opinion me titull Tmerri i Kosovës. Lions (admiral në pension i marinës amerikane), shkruan se UÇK është kriminale dhe terroriste, mban lidhje me mafien shqiptare në Evropë, si dhe me Talibanët e Al- Kaidës. Lions, e mori një shumë të madhe parash nga Artemije dhe u bë edhe anëtar i bordit këshillimor të Këshillit Amerikan për Kosovën, organizatë frontale për Lobin Serb në ShBA. Kjo kompani kontraktuese këshillëdhënëse Venable bashkëpunon me Global Strategic Communications. Në këtë Këshill është edhe Doug Bandow, i cili me 15 dhjetor 2005 dha dorëheqjen si bashkëpunëtor i vjetër pranë Institutit Cato, organizatë kjo me seli në Washington, e cila merret ekskluzivisht me vlerësimin e opinioneve të kolumnistëve bashkëpunëtorë të The Washington Times. Janë të arkivuara spekulimet e gazetarëve (me emër e mbiemër) që pas lufte antatemonin intelektualë shqiptarë në faqet e The Washington Times-it. Bomdov dha dorëheqje sepse u detyra ta pranonte se gjatë një dekade kishte marrë para nga lobisti Xhek Abramov në këmbim të botimit të artikujve antishqiptarë, anti UÇK, përkatësisht favorizues për klientët e Abramovit. Në radhët e Bordit në Këshillin Amerikan për Kosovën është edhe Jozef Griboski, (president i Institutit për religjion dhe politikë publike) bord ky që ka konstatuar publikisht se pala shqiptare ka një hasmëri xhihadiste kundër gjithë krishterimit. Raporti i tij qarkulloi nëpër mediet amerikane, sidomos në Capitol Hill.

Pasi që e shkarkojnë Artemijen, James Jatras shkruan një letër të gjatë, ku shpreh pakënaqësinë e tij lidhur me largimin e donatorit të tij Artemijes, me të cilin kishte marrëdhënie të shkëlqyera. Në letrën e tij, Jartes ia bën me dije liderëve serbë se të gjitha paratë që i ka dhënë Artemije për Lobin Serb janë shpenzuar për të penguar Kosovën drejt pavarësisë, për të kthyer viktimën e pafajshme shqiptare në xhelat, dhe serbët në viktimë. Në këtë letër ai shpjegon se si aktiviteti i Këshillit Kombëtar Amerikan , në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar mbi Politikën e Jashtme amerikane, me The Lord Byron Foundation (që veten e quan organizatë krishtere kundër myslimanëve) ka arritur të shtrihet edhe në Rusi, Gjermani, Vjenë, Jerusalem, EU, Indi dhe Itali. Atëherë si nuk paska lidhje edhe me disa shqiptarë të Kosovës?

Ish-zëdhënësi i Karaxhiqit, trubadur anti-UÇK

James i drejtohet edhe Qeverisë së Serbisë, në një letër që fragmentarisht është botuar në web faqe të komitetit amerikan, se ai, si kryesues i Lobit Serb në Washington ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm, nëpërmjet propagandës së madhe që Izraeli të mos përkrahë Kosovën. Nuk ka qenë lehtë të detyrojmë njerëzit të shohin anën tjetër të Kosovës, shkruan ai në këtë letër. Nuk ka qenë lehtë që shqiptarët e pafajshëm ti shpallim si kriminelë dhe xhihadistë gjatë takimeve tona të shpeshta me kongresistë e me personalitete të rëndësishme të ShBA-ve. Dhe vazhdon letrën: Nuk ka qenë lehtë që, nëpërmjet artikujve të shumtë nëpër media ta paraqesim UÇK-në si terroriste dhe gjenocidiale, dhe pjesën esenciale të faktorit politik shqiptar, si kriminelë lufte. Detyra jonë ka qenë që të ndryshojmë opinionin amerikan mbi Kosovën dhe të ndryshojmë realitetin. Në këtë letër James pranon se ka përfaqësues që dëshirojnë të mbesin anonimë shqiptarë të Lobit Serb në Kosovë, të cilët i kanë ndihmuar që të publikohen në çaste vendimtare artikujt të Këshillit Kombëtar Serb për Kosovë e Metohi, me seli në Washington. Disa prej shkrimeve të James Jatras janë botuar në revist

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›