E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll për femraTirana AS pësonhumbjen e parë

TIRANE- Skuadra e femrave Tirana AS pësoi humbjen e parë për këtë sezon, duke u mundur 1-0 nga një formacion i lojtareve më të mira të futbollit të femrave në Shqipëri. Ekipi kampion i vendit për femra, që drejtohet nga ish-sulmuesi i kombëtares Altin Rrakli dhe me president Genc Ymerajn, ka marrë në fund edhe trofeun e fitueses, në një sezon ku ajo ka dominuar totalisht.
Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendës presidenti i Federatës Lutfi Nuri dhe sekretari i përgjithshëm Eduard Prodani, të cilët i dorëzuan trofeun skuadrës kampione, Tirana AS. Përsa i përket ndeshjes, ajo u fitua nga formacioni i yjeve të kampionatit me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Fatjona Borova. Ndonëse një sport tepër i ri në Shqipëri, futbolli i femrave regjistron tashmë disa ekipe, si Tirana AS, Tirana, Jubani, Dardania apo Tepelena.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›