PD: Kërkesa esocialistëve përdieta, e paligjshme
TIRANë- Deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu e konsideroi sot "të paligjshme dhe të turpshme" kërkesën e deputetëve socialistë për dieta, gjatë ditëve të qëndrimit tyre në grevën trejavore të urisë.
"Protesta e deputetëve socialistë për dieta ishte qesharake dhe e turpshme. Edhe kur vijnë në Parlament ata merren vetëm me interesat e tyre personale, meskine. Gjatë këtyre ditëve ata kanë kërcënuar administratën e Kuvendit duke i kërkuar paga dhe dieta për ditët e grevës, në kundërshtim me ligjet dhe statusin e deputetit", tha në deklaratën e tij deputeti Shehu.
Duke ju referuar kodit të punës, Shehu tha se grevë mund të bëjnë vetëm sindikalsitët por edhe kur greva është e ligjshme, gjatë zhvillimit të saj pezullohet paga.
Gjatë seancës së djeshme në Kuvend kryeparlamentarja Topalli, duke iu përgjigjur pretendimeve të deputetëve të PS-së për mospërfitim të dietave, tha se "nuk mund të ketë dieta për ditët e grevës së urisë".
(e.n/BalkanWeb)